Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Shëngjin për t’u takuar atje me biznesmenët e vegjël dhe të mesëm, kryesisht të turizmit, që janë goditur shumë nga kriza e Covid-19.
Basha tha se, në vend të mbështetjes për turizmin, kjo qeveri dhe kryeministër kanë vazhduar të derdhin lekët tuaja nga Thesari i Shtetit në xhepat e bandës së Lushnjës, 1 milionë euro për Zoton e Mërtirin.
“Realiteti është i trishtë sepse edhe këtë javë, edhe javën e kaluar, në vend të mbështetjes për turizmin, kjo qeveri dhe kryeministër kanë vazhduar të derdhin lekët tuaja nga Thesari i Shtetit në xhepat e bandës së Lushnjës, 1 milionë euro për Zoton e Mërtirin. Kur më shumë këto para duheshin për të mbushur xhepat e zbrazët të shqiptarëve.
Ky është një mësim i madh dhe për qeverinë që do të vijë e këdo tjetër që të kthejë vëmendjen tek ekonomia duke braktisur praktikat korruptive”, u shpreh Basha.
LIVE – Në Shëngjin për të dëgjuar problemet e operatorëve turistikë dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike
Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 29. Juni 2020