Maks Velo sulmon Ramën: Pas stadiumit përbindësh do të ndërtojë kulla në vend të Teatrit

Maks Velo ka sulmuar drejpërdrejt kryeministrin Edi Rama në një takim të intelektualëve për mbrojtjen e Teatrit. “Kjo ndodh kur del njëri që është i gjithëdituri. Kjo është e keqja jonë. I thashë Ramës stadiumi është një përbindësh, si pjesë e filmave extraterrestrial, por ai m’u përgjigj hajde shihe kur të përfundojë. Por unë them Kulla është e tmerrshme, ai stadium nuk do të mbushet kurrë me aq kapacitete sa është parashikuar”.
Velo ka referuar pazarin e vjetër të Korçës dhe të gjithë ndërhyrjet e bëra në të si një nga shembujt më të shkëlqyer të ruajtjes së trashëgimisë.
“Shembulli më i shkëlqyer është Pazari i vjetër i Korçës i cili reflekton qetësi, harmoni, perfeksion, sepse ata kanë respektuar rregullat dhe ti kupton që ata janë njerëz. Ata t’i imponojnë këto rregulla”.
Sipas Velos, shoqata “Tirana” duhet të ishte e para që të reagonte për Teatrin dhe shkatërrimin që po i bëhet kryeqytetit.
Ndërkohë, Partia Demokratike i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen nesër paradite në orën 10:00 për të protestuar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetja Albana Vokshi nga selia e PD deklaroi se, pushteti i korruptuar i Edi Ramës po prish sot Teatrin Komëbtar dhe nesër do të synojë Galerinë e Arteve, pastaj qëndrën historike.
“Teatrin Kombëtar nuk e preku as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme, shenjë kjo që ne nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia, teatri dhe prona publike, nga korrupsioni i pushteti i oligarkëve”, theksoi Vokshi.

Artikulli paraprakSalvini: Ronaldo te Juventusi? Unë mendoj për Milanin e varfër!
Artikulli tjetërSi iu shmang Arta Marku Vetingut, reagon PD: Kamikazja e Ramës do të përgjigjet para drejtësisë