8 Qershori, ikni mafiozë !

Qamil Gjyrezi

Në protestën e datës 2 Qershorë disa protestues nga Jugu i Shqipërisë, Himara mbanin në duar një poster ku shkruhej në anglisht: “Autochthons, Himara will not be enslaved”! Out of our Land Oligarchs and Mafia”. “Autoktonët, Himara nuk do të skllavërohen, jashtë nga tokat tona Oligarkë dhe Mafia”!

Edi Rama dhe Rilindja që mbështetet nga oligarkët e “regjimit” dhe sundohet nga mafia vendase dhe ajo ndërkombëtare, kërkon të gllabërojë në forma korruptive, ma paratë e drogës, tokat e himariotëve autoktonë, të djathtë, të majtë dhe të panagazhuar politikisht!

Ky është një krim shtetëror bëhet në sytë e të gjithëve me pronën e banorëve vendas, autoktonë duke ju marrë me forma korruptive me paratë e drogës!

Një prej formave që po përdor aktualisht Rilindja dhe oligarkët e saj të pasuruar “marrëzisht” me paratë e drogës dhe korrupsionit qeveritar është edhe pastrimi i parave të pista, në “supermakete anonime”, “banka kioskë anonime” që japin kredi, investime në biznese të vogla dhe të mëdha, të cilat janë krejtësisht informale.

Rilindja që po jep shpirt dhe është në grahmat e fundit të saja, në ditët e fundit, kërkon të ruajë sundimin e saj me forma korruptive edhe në të ardhmen, duke krijuar pasiguri dhe varfërimin e shqiptarëve.

Blerja e votave në vitin 2017, me paratë e krimit dhe banda të inkriminuara, u vërtetua nga publikimet e gazetës serioze gjermane “Bild”. Në opinionin e botuar tek gazeta Panorama me titull me datën 7.6.2019: “Protesta është më e madhe se PD”.

Anëtari i kryesisë së P.D.-së ish-deputeti Fatbardh Kadilli shkruan: “Himarjotët që shohin se si nip i tyre është më rrezik për pronat se osmanët në shekuj, janë atje. Ata vijnë nga origjina të ndryshme, nga orientime politike të ndryshme. Janë ata që përplasjen politike midis qeverisë dhe opozitës e shndërrojnë në përballje të popullit me pushtetin”.

Prandaj me datën 8. Qershorë sëbashku me të gjithë shqiptarët, duhet të protestojnë edhe himariotët, për të rrëzuar qeverinë e krimit, mafias, oligarkëve, që po i varfëron dhe gllabëron të gjithë, në këtë përballje historike të popullit me pushtetin! 8. Qershorë Himara dhe të gjithë Shqiptarët: “Jashtë nga tokat tona Oligarkë dhe Mafia”! Ikni Oligarkë dhe Mafiozë të Edi Ramës!

Artikulli paraprakAmbasada e SHBA paralajmëron: Nesër pritet një demonstrim i madh kundër Ramës
Artikulli tjetërGjushi, tjetër deklaratë shokuese: Ne i mirëpresim kriminelët të bëjnë fushatë për PS-në