Kampionati Botëror mund të jetë “festivali i dhunës”

MATT WELTY
Një kor me tifozë të dehur që bërtasin “Zoti e shpëtoftë mbretëreshën” qarkullon në rrugët e Marsejës në Francë. Këto janë mbështetësit anglezë të ekipit të tyre që mblidhen me mijëra në numër për të marrë rreze dielli dhe për të pirë birrë gjatë kampionatit Euro 2016. Ftesa ndërpritet menjëherë nga një grup i vogël huliganësh rusë që infiltrohen mes tyre. Shishe dhe karrige nisin të fluturojë në ajër në mes të qendrës së qytetit dhe kalimatarët papritur rrezikojnë të vriten nga një forcë e stërvitur dhe e organizuar rusësh që duan të bëjnë një demostratë nacionaliste në arenën më të madhe të futbollit.
Kampionati Botëror i Futbollit do të zhvillohet në Rusi këtë verë dhe shumë njerëz kanë frikë se ajo që ndodhi në Marsejë mund të jetë vetëm një shembull i vogël i asaj që mund të ndodhë atje. Ka shumë arsye për të qenë skeptikë për kampionatin e këtij viti në Rusi. Shumëkush beson se vendi e fitoi të drejtën për të organizuar eventin më të rëndësishëm të futbollit përmes korrupsionit, gjë që ka krijuar armiqësi të shumta me FIFA-n. Organizata ka marrë të njëjtat akoma edhe për kampionatin botëror të Katarit në vitin 2022, ku mendohet se 4 mijë punëtorë do të humbasin jetën për shkak të përgatitjeve të eventit.
Gjatë muajit mars ka dalë në pah edhe një raport ku thuhej se, fansave do t’i lejohej të merrnin me vete marijuanë, heroinë dhe kokainë, droga e preferuar e huliganëve të futbollit, gjatë ndeshjeve të botërorit në Rusi në rast se kanë recetat mjekësore përkatëse për to. Këto kanë bërë shumë njerëz të mendojnë se ky kampionat mund të jetë “një fushë me lule” për tifozët që duan të udhëtojnë drejt Europës Lindore dhe të argëtohen, duke mbështetur edhe vendin e tyre pjesëmarrës, por përse i përket çështjes së sigurisë, ekzistojnë dyshime dhe shqetësime të mëdha.

Thuhet se vetë Rusia është e ndërgjejshme për faktin se një nivel kaosi do të ketë. Ka patur raportime ku thuhet se do të qarkullojnë “qeli” lëvizëse të stilit sovjetik për të dehurit, ku tifozët që kanë pirë shumë, kryesisht anglezët, do të zhvishen dhe do të detyrohen të kthjellohen. Duket se kjo është mënyra që qeveria ruse – e njëjta qeveri që ka sponsopër. Por përse i përket vetë huliganëve, ata mund të kenë plane të tjera në kokë. Në shkurt të vitit 2017, BBC publikoi një raport për një grup huliganësh nga Oreli i Rusisë, të cilët e quajnë veten “Kasapët e Orelit”. Në këtë raport, disa anëtarë të grupit pretendonin se diçka e madhe – dhe e dhunshme – do të zhvillohet gjatë Kamionatit Botëror. Kur i kërkuan të jepnin këshillat e tyre se çfarë duhet të bënin tifozët për të qenë të sigurt gjatë kampionatit, një anëtar i grupit tha: “Merr familjen dhe fëmijët me vete. Nëse je aty me shokët e t’u meshkuj, llogarit që do ta pësosh keq”. Ai tha gjithashtu që, Kampionati Rusi 2018 do të jetë një “festival i dhunës”.
Edhe raporte të tjera kanë mbështetur këtë pretendim. Një që ka qarkulluar në shkurt të këtij viti theksonte se huliganët kanë fluturar mijëra kilometra deri në Argjentinë për t’u takuar me grupet Barra Brava (versioni argjentinas i huliganëve) për të mësuar se si të orkestrojnë sulme të sofistikuara kundër tifozëve anglezë gjatë kampionatit. Kjo mund të gjenerojë nivele të jashtëzakonshme dhune gjatë eventit futbollistik.
Një nivel i vogël dhune në eventet të tilla si Kampionati Botëror i Futbollit nuk është aspak diçka e re, madje pritet gjithmonë. Megjithatë, ekziston një konflik i vërtetë ndërmjet Anglisë dhe Rusisë, që mund ta kthejë këtë kampionat në një event veçanërisht të rrezikshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën apo ndarjet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Rrënja e rivalitetit është më e thjeshtë se kaq. Huliganizmi i futbollit e dimë që ka lindur në Angli në vitet 1970, kur tifozët filluan të rriheshin me njëri-tjetrin si mënyrë për të shfryrë të gjithë energjinë që i buronte nga adrenalina e tifozerisë. Ky fenomen u bë aq i famshëm në Angli sa mediat e quajtën “sëmundja angleze”.
Me kalimin e viteve edhe vende të tjera europiane filluan të kopjonin anglezët dhe sjelljet huligane arritën një ditë deri në Rusi, ku tifozët e kthyen huliganzmin e futbollit në diçka që i përngjan më shumë terrorizmit. Sot, nëse kërkon video të huliganzmit rus në YouTube, do të shihni meshkuj dhe femra ruse që rrihen me njëri-tjetrin deri sa pala tjetër mbetet pa ndjenja, gjë që i ka bërë njerëzit të shqetësohen se çfarë mund të ndodhë në Kampionatin Rusi 2018. Disa huliganë rusë madje janë parë të veshur me bluza ku shkruhet: “Mirë se vini në ferr, Kampionati Botëror Rusi 2018”. Është e lehtë të kuptohet përse shumëkush ka frikë se ky event sportiv mund të kthehet në një përballje të përgjakshme mes tifozëve.

Artikulli paraprak“Casablanca”: Filmi që i parapriu realitetit
Artikulli tjetërPse Trump duhet të takohet me Putinin