77.4 milionë në muaj na kushtojnë pagat e ministrave dhe zëvendësve të tyre

Qeveria mund të jetë e vogël, por shpenzimet i do të bollshme. Vetëm rroga shteti, ministrat dhe zv/ministrat e Edi Ramës do marrin 77 milionë lekë të vjetra në muaj. Këtu nuk llogariten dietat dhe benefitet e tjera si pjesë e qeverisë.
Përllogaritjet i ka bërë sot gazeta “Panorama”, që ka marrë pagën zyrtare të Edi Ramës, rreth 2 milionë e 280 mijë lekë, atë të Senida Mesit, që shkon rreth 1 milion e 870 mijë lekë dhe të ministrave.
Secili prej ministrave paguhet 1 milion e 740 mijë lekë në muaj, ndërsa paga e një zv/ministri është rreth 1 milion e 530 mijë lekë në muaj.
Po t’i mbledhësh të gjitha bashkë e kupton se ajo turmë njerëzish që Edi Rama e prezantoi në Facebook përmes një fotoje në grup, ka shpenzime të mëdha, plot 77 milionë lekë në muaj.
Sipas porosive që i dha shefi të dielën, ministrat dhe zv/ministrat duhet të ruhen nga korrupsioni, të cilin Edi Rama e shpalli armik të qeverisë. Pavarësisht shifrave që dalin nga rrogat e 48 anëtarëve të qeverisë, vështirë të besosh se ndonjë prej tyre do të katandiset duke pritur rrogën në fund të muajit.

PAGAT BRUTO PER NJE MUAJ

Paga e kryeministrit 228.730 lekë/muaj
Paga e zv.kryeministrit 187.610 lekë/muaj
Paga e ministrit 174.760 (13 ministra = 2.271.880 lekë/muaj)
Paga e zv.ministrit 153.300 (33 zv.ministra = 5.059.890 lekë/muaj)
Totali 7.748.110 lekë/muaj

Artikulli paraprakTurqia kërkon rishikimin e vendimit amerikan për vizat
Artikulli tjetërKreu i FRPD në Gjermani, mbështetje nga CDU e Merkel për opozitë të fortë