7 mijë euro rryshfet biznesmenit, arrestohen dy tatimorë në Fier

Dy inspektorë tatimorë në Fier u arrestuan nga Policia në Fier, nën akuzën e korrupsionit, pasi i kanë marrë një biznesi në zonë ryshfet në shumën e 7 mijë eurove. Florjan Zhaka 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier dyshohet se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes.
Ai që ka kallëzuar inspektorët ka qenë ekonomisti i një biznesi, i cili sipas hetimeve është thirrur në zyrën e Hetimit Tatimor ku ka dhënë deklaratat me subjektin që në këtë rast është biznes. Sipas hetimeve, subjekti ka kryer veprimtarinë ekonomike në bazë të ligjit si dhe ka shlyer detyrimet tatimore përkatëse.
I gjithë synimi ishte t’i jepet ryshfet një prej drejtorëve në shumën prej 20 milionë lekësh. E gjithë tentativa ka nisur në vitin 2016 dhe në fund, pas presioneve të vazhdueshme të dy inspektorëve tatimorë, biznesit i është marrë një shumë prej 7 mijë eurosh. “Këto euro ja ka dhënë kallëzuesi në një zarf Asqeri Tahiraj në lokalin e tij që ndodhet afër Policisë”, thanë burimet.
Në pranga përfunduan inspektorët Florjan Zhaka 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier.
Arrestimi i tyre u bë pas një pune hetimore 2 mujore. Ndalimi i tyre u bë, pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Artikulli paraprakKush është Mathew Palmer zëvendësuesi i Hoyt Yee, njohës i rajonit dhe gjuhës serbo-kroatishte
Artikulli tjetërGjendet një gomone në grykëderdhjen e Vjosës