65.5% e bizneseve të falimentuara janë pikërisht në Tiranë, 57% e të falimentuarve nuk kanë arritur të mbijetojnë krizës

-Denoncimi i Belind Këlliçit: 65.5% e bizneseve të falimentuara janë pikërisht në Tiranë, 57% e të falimentuarve nuk kanë arritur të mbijetojnë krizës dhe 40 mijë biznese të vogla, kanë falimentuar.

– Edi Rama vazhdon t’u tregojë shqiptarëve çfarë të bëjnë me urdhëra absurdë, duke goditur konsumin dhe xhiron e biznesit të vogël.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KREU I FRPD BELIND KËLLIÇI*

Sa herë që Edi Ramës i duhet të mbulojë dëmin e pariparueshëm që i ka bërë biznesit të vogël, me ligjet diskriminuese dhe fushatat e tij të terrorizimit për një kupon, a për një faturë të prapambetur, ai nxjerr vemjen e tij në bashki që të mashtrojë dhe të shpërqëndrojë opinionin publik.

Por propaganda që synon të shpëtojë Ramën, nuk e ndihmon dot biznesin e vogël të shpëtojë nga falimentimi. 65.5% e bizneseve të falimentuara janë pikërisht në Tiranë. 57% e të falimentuarve nuk kanë arritur të mbijetojnë krizën e shkaktuar nga karantina dhe mungesa e ndihmës nga qeveria. 40 mijë biznese të vogla, kanë falimentuar vetëm gjatë këtij viti, sepse Edi Rama i ka paratë e buxhetit për tendera e koncesione korruptive.

100 mijë persona kanë humbur vendet e punës dhe janë sot në mëshirë të fatit. 61% e biznesit nuk arrin të nxjerrë asnjë fitim, pra është në prag falimenti. Konsumi ka rënë në mënyrë drastike. Mbi 1 milionë shqiptarë do të zhyten në varfëri, sipas Bankës Botërore, ndërsa Edi Rama vazhdon t’i çojë paratë tek inceneratorët.

Edi Rama vazhdon t’u tregojë shqiptarëve çfarë të bëjnë me urdhëra absurdë, duke goditur konsumin dhe xhiron e biznesit të vogël. Por ai refuzon të dëgjojë thirrjet e Partisë Demokratike për të zbatuar Planin e Rimëkëmbjes me 5 pika, sepse paratë e taksave tona i ndan me oligarkët.

Sikur Edi Rama të punonte me po të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria sot nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë.

Denoncimi i Belind Këlliçit: 65.5% e bizneseve të falimentuara janë pikërisht në Tiranë, 57% e të falimentuarve nuk kanë arritur të mbijetojnë krizës dhe 40 mijë biznese të vogla, kanë falimentuar.

Sa herë që Edi Ramës i duhet të mbulojë dëmin e pariparueshëm që i ka bërë biznesit të vogël, me ligjet diskriminuese dhe fushatat e tij të terrorizimit për një kupon, a për një faturë të prapambetur, ai nxjerr vemjen e tij në bashki që të mashtrojë dhe të shpërqëndrojë opinionin publik.Por propaganda që synon të shpëtojë Ramën, nuk e ndihmon dot biznesin e vogël të shpëtojë nga falimentimi. 65.5% e bizneseve të falimentuara janë pikërisht në Tiranë. 57% e të falimentuarve nuk kanë arritur të mbijetojnë krizën e shkaktuar nga karantina dhe mungesa e ndihmës nga qeveria. 40 mijë biznese të vogla, kanë falimentuar vetëm gjatë këtij viti, sepse Edi Rama i ka paratë e buxhetit për tendera e koncesione korruptive. 100 mijë persona kanë humbur vendet e punës dhe janë sot në mëshirë të fatit. 61% e biznesit nuk arrin të nxjerrë asnjë fitim, pra është në prag falimenti. Konsumi ka rënë në mënyrë drastike. Mbi 1 milionë shqiptarë do të zhyten në varfëri, sipas Bankës Botërore, ndërsa Edi Rama vazhdon t’i çojë paratë tek inceneratorët.Edi Rama vazhdon t’u tregojë shqiptarëve çfarë të bëjnë me urdhëra absurdë, duke goditur konsumin dhe xhiron e biznesit të vogël. Por ai refuzon të dëgjojë thirrjet e Partisë Demokratike për të zbatuar Planin e Rimëkëmbjes me 5 pika, sepse paratë e taksave tona i ndan me oligarkët. Sikur Edi Rama të punonte me po të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria sot nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë.

Gepostet von Belind Këlliçi am Donnerstag, 15. Oktober 2020

Artikulli paraprakVideo/ Teliti tregon faktet: Paketa e gjysmake braktisi ekonominë. Nuk mbajti premtimin për paketën e tretë
Artikulli tjetërPërshkallëzohet protesta në Ballsh, qytetarët solidarizohen me naftëtarët grevistë