60 emigrantë të bllokuar në tokë neutrale! Policia greke i la të lirë, qeveria jonë u mbyll kufirin me hekura

Policia greke e Kakavijës ka lënë të lirë 60 shtetasit shqiptarë që kishin mbërritur me autobusë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Athina.

Menjëherë pasi janë lënë të lirë ata kanë tentuar që të hyjnë në Shqipëri, mirëpo kufiri është mbyllur me porta të hekurta, dhe me prani të madhe të policisë Vendore të Gjirokastrës.

Rrjedhimisht shqiptarët kanë mbetur të bllokuar në tokën neutrale, dhe do të duhet një ndërhyrje nga lart, në mënyrë që ata të lihen të lirë.

Prej dy ditësh mbyllja e kufirit me Greqinë ka shkaktuar probleme dhe amulli dhe dhjetra qytetarë shqiptarë, të cilët duan që të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe nuk kanë marrë asnjë sqarim nga ana e autoriteteve.

Shumica e tyre janë pa dokumentacione, dhe kanë shfrytëzuar lejet tremujore për zonat e shengenit.

Artikulli paraprakLajm i mirë, “Laboratori Intermedica” analiza falas për të prekurit me koronavirus
Artikulli tjetërDy pacientë në gjendje të rëndë nga Covid-19 nxirren nga Infektivi…