6 ish-deputetët e PD: Prokuroria ka prova, por nuk heton se është e kapur! Më 2 qershor para kryeministrisë…

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike ishin sot në prokurorinë e Tiranës, pas procedimit që u ka bërë policia e shtetit me urdhër të Ramës. Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj mbërritën në organin e akuzës rreth orës 09:40.

Në një prononcim për median, Alibeaj e quajti aktin e prokurorit të paligjshëm dhe ftoi shqiptarët në protestën e 2 qershorit.

“Shqiptarët të marrin fatin në dorë. Dy duar për një kokë, më 2 qershor para kryeministrisë”.

PD e akuzoi policinë se ka manipuluar pamjet e datës 16 shkurt kur  ish-deputetët u futën në komisariat për tu informuar mbi gjendjen e të ndaluarve pas protestës.

Alibeaj tha se, nuk pret që drejtësia e kapur dhe policia e diktaturës mund të hetojnë këtë çështje dhe bëri thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 2 Qershorit para kryeministrisë në orën 19:00.

“Përfaqësuesit e PD-së kanë të drejtën që edhe të mos vijnë mjafton të dërgojnë avokatin e tyre në Prokurori. Si respekt edhe ndaj qytetarëve në respekt gjithashtu të ligjit duhet të vijmë nëpër institucionet e shtetit. Edhe aktet të cilat kalojnë nga prokuroria duhet të vijnë tek ne përpara se të kalojnë nëpër duart e mediave. Aktet e thirrjes janë të pavlevfshëm, dhe jemi të motivuar për të dalë të vërtetat.

Ia çova prokurorisë edhe aktin e denoncimit prej nesh i cili është kallëzim penal i bërë nga ne i cili duhet të hetohet, por në fakt nuk është bërë asnjë gjë. Nuk është hetuar aspak. Ja ku është prova që po të donin mund t’i kishin marrë, hetuar dhe nxjerrë konkluzione (tregon fotografinë ku drejtuesit e policisë kapen duke konsumuar alkool).

Duhet të merreshin edhe këto dokumenta. Për të hetuar alkoolin, epshet e tyre, kjo është situata dhe gjendja midis prokurorisë së re të rilindur dhe policisë së kapur të diktaturës.

auto 3476398b a91b 4db9 83ac 1aea905486e01559204009

Artikulli paraprak15 milionë euro 1 km rrugë, Shehaj zbulon skandalin: Firma fituese nuk ka kapital…
Artikulli tjetërShpërthen Akademiku: Negociatat me Shqipërinë nga politikanë në ikje që thonë ndonjë fjalë të mirë në varrim!