5 viktima nga koronavirusi, rritet ndjeshëm brenda pak orëve numri i të prekurve në Itali

Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Itali. Mësohet se viktima është një 88 vjeçar nga provinca e Lodiglianos.

Ndërkohë, ka shkuar  në 214 numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, ndërkohë këtë të hënë është shënuar edhe viktima e katër në këtë shtet.

Viktima e sotme është një i moshuar nga Bergamo.  Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se për shkak të frikës nga koronavirusi Milani duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët.

Ndërkohë në Itali janë gjithsej 5 zona të infektuara në Itali të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës./abcnews.al

Artikulli paraprakI hoqën licencën pë koronavirusin, reagon “Udha e shkronjave”:  Inspektorët e Shahinit rrahën drejtorin dhe vodhën…
Artikulli tjetërAlbin Kurti shfaqet në krah të kryemistres serbe Bërnabiç në Londër