“3×3” në Liverpool-PSG

“Ja sheshi, ja mejdani”. Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve starton me një supersfidë në “Anfield”. Liverpool dhe PSG nuk do të luajnë me mesfusha të ngjeshura, ku duhet të gjesh “rrugicë dreri” për të depërtuar drejt portës kundërshtare, por do të sfidohen 3×3, falë “tridentëve” të tyre. Portierët dridhen kur iu kujton akronimet e tyre.
MSF kundër MCN: Mané, Salah dhe Firmino kundër Mbappé, Cavani dhe Neymar. Dy sulme të pashuar. Për to, sezoni i kaluar ishte më i suksesshmi. Treshja e Liverpool ka shënuar 91 gola (sezoni 2018-2018), nga të cilët: 20 gola Mane, 44 gola Salah dhe 27 gola Firmino.
Treshja e PSG ka shënuar 89 gola, nga këta: 21 gola Mbappé, 40 gola Cavani dhe 28 gola Neymar. Top-tridentët e tjerë kanë qenë më pak produktivë. Më konkretisht, ai i Barcelonës – 86 gola, i Real Madridit – 77 gola, i Tottenham – 73 gola.
Liverpool dhe PSG kanë “marramendje” për kundërshtarin në ADN-në e tyre. Ato gëzojnë drejtimin, edhe pse skuadra franceze nuk e “djeg” topin. Në Paris, të gjitha dritat janë mbi kampionin botëror, Mbappé. “Tridenti” Mbappé, Cavani dhe Neymar kanë shënuar 100 gola, që kur janë së bashku, ndërsa ai i Liverpool: Mané, Salah dhe Firmino, 99 gola.

Artikulli paraprakAhmetaj si hajn tek Shkolla Profesionale, Mziu i numëron mëkatet e qeverisë ndaj banorëve
Artikulli tjetërPolicia terror në Jalë, shoqëron me forcë një vajzë 14-vjeçare pse protestonte kundër prishjes së banesës (Foto)