385 milionë euro vjedhje për tre djegës për Rama-Zoto, reagon Malltezi: A vepron dot SPAK?

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka publikuar një foto në rrjet, duke i vendosur dixhiturën “385 milionë euro vjedhje”.

Në foto ndodhet kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, si dhe disa zyrtarë të mjedisit.

“KÇK e mjedisit, personazhet në foto, pa ngurruar t’ua bëjë portretin “për arritjet” e tyre: “U emëruan drejtorë pa bërë një leksion mbi mjedisin. Dy ranë në burg, një po e heton SPAK-u për Porto Romanon. Rama-Koka në radhë për inceneratorët”, shkruan Malltezi në reagimin në rrjetet sociale.

Sipas anëtarit të Kryesisë së PD-së, kjo foto është baraz me 385 milionë euro vjedhje.

“Lukunia që pa pasur asnjë leksion për menaxhimin e mjedisit u bë “dreqtore” për mjedisin. Pasojat?!

370 milionë euro për tre djegës për Rama-Zoto; 15 milionë euro për të hequr plehrat, pa tender, me negociatë sy me sy nga Porto Romano që të paguhet edhe më shumë monopoli i landfillit të Sharrës, që e ka përlarë po Rama-Zoto. Ja tek janë KÇK-ja”, shkruan Malltezi, duke pyetur “vepron dot SPAK-u?!”.

111 1

Artikulli paraprakVideo/ Çfarë “halli” ka Subashi që i qahet Ramës?
Artikulli tjetërShaqiri rrëfen fëmijërinë: Gënjeva se isha i sëmurë, u shpalla lojtari më i mirë i turneut