33 kompani të mëdha në faliment brenda vitit

Në harkun kohor të një viti, Gjykatat kanë miratuar nisjen e procedurave të falimentit për 33 kompani. Shifra konfirmohet për “Scan” nga burime zyrtare pranë gjyqësorit. Shifra është mjaft e ulët, duke parë numrin shumë të madh të kompanive që raportojnë balance negative në tre vitet e fundit të aktivitetit.
Të pyetur nga Televizioni “Scan”, mbikëqyrësit e falimentit thonë se shkak i numrit të pakët është ndryshimi i ligjit, por edhe mungesa e njohjes së legjislacionit në përgjithësi nga vetë bizneset. Kjo edhe pse ndryshimet ligjore parashikojnë procedura më fleksibël në nisjen e procesit të falimentit dhe likuidimin e ndërmarrjeve.
Ndërkaq vetëm Administrate Tatimore deri në vitin e shkuar ka kërkuar nisjen e procedurave të falimentit për të paktën 132 kompani, një pjesë e mirë e të cilëve me emra mjaft të njohur në tregun shqiptar. Mes tyre bien në sy subjekte si “CITY PARK”, “BELLE AIR”, apo “ALBATROS AIRWAYS”.
Një pjesë e mirë e këtyre bizneseve janë në pritje që prej tre apo katër vitesh për zbatimin e procedurave të falimentit.

Artikulli paraprakPas Tiranës, Bashkitë e majta nisin rritjen e çmimit të ujit
Artikulli tjetërProdhuesit i kërkojnë qeverisë të përmirësojë klimën e biznesit