31 vjet nga protestat studentore kundër regjimit komunist!

Nga Bujar LESKAJ

8 Dhjetori, Dita e Rinisë, 31 vjet nga protestat studentore kundër regjimit komunist!

Sot më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë!

31 vjet më parë, studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studentëve të Dhjetorit ‘90, të LIBERATORËVE, të cilët u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që solli paqësisht rënien e komunizmit dhe lindjen e Demokracisë në Shqipëri.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, studentët kërkuan në emër të një populli, atë ç’ka i mungonte Shqipërisë e shqiptarëve: pluralizmin politik, Lirinë e Demokracinë.

Studentët dhe prijësit e tyre kuptuan se ndërgjegjja dhe logjika bëhen një në të vërtetën e madhe të lirisë dhe se liria është e vetmja rrugë e përshkueshme për të arritur progresin kombëtar dhe shoqëror.

Idealet e rinisë studentore të Dhjetorit ‘90 ishin dhe mbeten idealet më të larta, më fisnike, më njerëzore të shqiptareve.

Ndaj dhe 8 Dhjetori ‘90 është dita e nderimit të lirisë dhe vlerave të saj.

Është dita e “bijës” së kësaj Lëvizjeje, Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet liderit të saj, Sali Berisha, themeluesve të tjerë Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi, Arben Broci, Pjetër Arbnori rikthyen atdheun në botën perëndimore, në liri e demokraci.

Është dita e nderimit të udhëheqësit të tyre, Azem Hajdarit.

Është dita e Heroit të Demokracisë, Arben Broci dhe e të gjithë atyre që u sakrifikuan për Demokracinë.

Në këtë datë do të dëshiroja të falenderoja një për një të gjithë ata studentë kurajozë të atij brezi dhe veçanërisht të gjithë studentët vlonjatë, Mimoza Ferraj, Ardi Stefa, Alma Bendaj, Albert Kushti, Arian Nika, Ermal e Alban Arapi, Enela Pici, Enkeleida Stefa, Dorian Sofia, Alban Xhiku, Arben Meçaj, Besnik Dervishi, Arben Petro, Lad Kordhaj, Sokol Bala, Edmond Ruçi, Altin Llupa, Edmond Banushi, Marsela Ahmeti, Petrit Zeqiri, pedagogun Herkole Sava, e dhjetëra të tjerë, të cilët me guxim, kurajo e vendosmëri ishin në ballë të protestave, ishin nga firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kontribuuan në themelimin e degës së Vlorës dhe qëndruan konseguentë të vlerave e idealeve të Dhjetorit ’90!

Ju jemi mirënjohës përjetësisht!

Një falenderim i veçantë shkon edhe për të rinjtë e FRPD dega Vlorë, Sarandë, Selenicë, Delvinë, të cilët në zgjedhjet e 25 prillit 2021 kishin të njëjtin përkushtim si prindërit e tyre në Dhjetorin ’90!

azem

1 10

Artikulli paraprak8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë në nder të studentëve të Dhjetorit ‘90
Artikulli tjetërNjë vit nga vrasja e Klodian Rashës nga policia, babai: Gjeni kush ia vendosi armën para se ta bëj vetë!