30 milionë euro për një talent brazilian

Lazio ka kthyer sytë nga Brazili. Kërkohet një zëvendës-Immobille që të jetë i ri dhe premtues. Për këtë arsye, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ka vënë në shënjestër Everton, një sulmues i datëlindjes 1996-të, i cili luan për Gremio-n. Sipas brazilianes “Radio Bandeirantes”, emisarët e Lazio-s janë vënë në lëvizje për të riun: sulmues i krahut të majtë ose sulmues i dytë, Everton është i shpejtë dhe ka vizion, një version brazilian i Keita. Në ndeshjen e Recopa-s së Amerikës së Jugut kanë qenë të pranishëm emisarët italianë.
Në Amerikën e Jugut janë të sigurt: Lazio duket se e ka bërë të sajin. Një ofertë që duhet të ketë qenë e lartë sepse klubi brazilian e vlerëson lojtarin rreth 30 milionë euro. Një shifër e rëndësishme, që mund ta demoralizojë klubin italian, në rast se nuk vjen një shitje e rëndësishme. Ndoshta ato 150 milionë eurot e famshme për Milinkoviç-Saviç…

Artikulli paraprakModriç, i lënduar: 10 ditë pushim, por do të jetë ndaj PSG
Artikulli tjetërTottenham refuzon 200 milionë euro nga Real Madridi për Kane