30 destinacionet më të preferuara të europianëve, asnjë nga Shqipëria

Në Bashkimin Europian, turizmi është një biznes i brendshëm, raporton Eurostat. Afërsisht rreth 90% e netëve të qëndrimit në BE zihen nga banorë rezidentë të BE-së, duke nënkuptuar se vetëm 10% janë turistë nga jashtë saj. Rajonet më të preferuara brenda BE-së janë ato të Spanjës, Italisë dhe Francës, ndërsa jashtë saj, europianët zgjedhin Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë. Ishujt Kanarie në Spanjë janë ndër destinacionet më popullore të europianëve, me më shumë se 94 milionë qëndrime më 2015-n. Edhe tri destinacione të tjera spanjolle janë në top listën e vendeve më të vizituara: Katalonja (75.5 milionë qëndrime), Illes Balears (65.2 milionë) dhe Andaluzia (61.4 milionë). Franca ka gjithashtu tri destinacione në top listën me 30 vendet më të frekuentuara: rajoni i  Ile-de-France renditet i dyti në Europë për sa i përket frekuentimit me 78.6 qëndrime, Provence-Alpes-Cote d’Azur (54.6 milionë qëndrime) dhe Rhone-Alpes (48.7 milionë qëndrime). Rajoni i Kroacisë, Jadranska Hrvatska, ka 68.1 milionë qëndrime, rajoni italian i Veneto-s ka 63.3 milionë dhe Inder London në Mbretërinë e Bashkuar numëron rreh 44.8 milionë qëndrime, duke u listuar kështu në destinacionet më të frekuentuara.

Artikulli paraprakSi po qarkullon miliona tregu i veshjeve të përdorura
Artikulli tjetërMalltezi kërkon mbledhjen e 100 mijë firmave