3.5 milionë fletë votimi për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit

Shtyrja e datës së zgjedhjeve me marrëveshjen politike të 18 majit PS-PD, ndryshoi dhe listën e zgjedhësve dhe si rrjedhim edhe numrin e zgjedhësve mbi të cilën bazohet sasia e fletëve të votimit që do të duhet të prodhohen për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të premten, që sipas të dhënave të reja nga Gjendja Civile, se sasia e fletëve të votimit që do të duhet të prodhohen për këto zgjedhje është 3.518.657 fletë votimi, ose 442 fletëvotimi më shumë se sa ato të miratuara me vendimin e KQZ-së të datës 9 maj (3.518.295). Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se në rang vendi janë gjithsej 5362 qendra votimi (QV) me gjithsej 3.452.260 zgjedhës. Bazuar në urdhërimet e Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet duke shtuar 2-për qindëshin mbi numrin e zgjedhësve për çdo QV, është 3.518.657 fletë votimi gjithsej. Gjithashtu, KQZ miratoi të premten dhe kërkesën e OSBE/ODIHR-t për akreditimin e 31 përkthyesve për vëzhgimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin më 25 qershor.

Artikulli paraprak“Zhduken” bizneset, kreditorët, tatimet e punonjësit i kërkojnë
Artikulli tjetërPaniku i humbjes, Rama SMS kandidatëve: Shkatërroni partitë aleate