28 vjet nga masakra që nuk duhet harruar!

Bardh SPAHIA

28 vjet më parë më 2 prill 1991, mbeturinat komuniste në grahmat e fundit, vranë katër qytetarë të Shkodrës: Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu si dhe u plagosën rreth 100 të tjerë. 2prilli
Sakrifica sublime për lirinë e katër dëshmorëve të demokracisë, bashkë me dhimbjen, na kujton se akoma nuk eshte përmbushur misioni për të nxjerrë nga institucionet publike bashkëpunëtorët e atij sistemi gjakatar. Asaj proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 Marsit, regjimi komunist iu përgjigj me masakër, e sot e kësaj dite, pasardhësit në pushtet janë të provuar se nuk njohin, vec vjedhjen e zgjedhjeve.
#Nderim#NukHarrojmë

Artikulli paraprakKomisioneri: 22% e emërimeve në administratë, të paligjshme
Artikulli tjetërRama pritet me protesta edhe në Librazhd, ndërhyn policia!