254 kamionë dhe 159 autobusë me ndihma erdhën dje nga Kosova

Qytetarët e Republikës së Kosovës pas tërmetit shkatërrues e vdekjeprurës në Shqipëri kanë ndërmarrë aksione të shumta për t’iu dal në ndihmë shqiptarëve me veshmbathje, batanije e ushqim.

Me këtë rast janë angazhuar të gjithë që të sigurojnë kushte elementare për të prekurit nga tërmeti, ku nga Kosova po dalin mijëra autobusë e kamionë për t’i dërguar ndihma.

Por mbi 13 mijë persona vetëm dje kanë hyrë në Shqipëri.

Në të gjitha pikat kufitarë në Kosovë-Shqipëri gjatë ditës së djeshme kanë hyrë në Shqipëri 4733 vetura, ndërsa 3211 kanë dalë.

Ndërsa të ënjtën 254 kamionë kanë shkuar në shtetin fqinj, e 219 kanë dalë.

Në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës 159 autobusë kanë kaluar nëpër pikat kufitare për të hyrë në Shqipëri, kurse kanë 73 prej tyre.

Kurse 13947 persona pas ditës së dytë të tërmetit shkatërrues në Shqipëri kanë marrë rrugën për atje, ndërsa 6327 janë kthyer.

Vlen të theksohet se të gjithë ata që dërgojnë ndihma në Shqipëri janë liruar nga taksa rrugore në “Rrugën e Kombit”.

“Shoqëria koncesionare e Autostradës Milot – Morinë, “Rruga e Kombit” ka vendosur që të mbulojë vetë shpenzimin e tarifës për të gjitha mjetet që sjellin ndihma nga Kosova për popullin shqiptar. Kalimi për mjetet që sjellin ndihma do të vazhdojë të bëhet pa tarifë deri në momentin e mbarimit të emergjencës”.

Prej disa ditësh të gjitha institucionet dhe qytetarët në Kosovë janë angazhuar me ndihma monetare dhe logjistike dhe vullnetare për ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti.

Artikulli paraprakQau tek Rama si i pastrehë, po kush është në të vërtetë i mirëpaguari me vilë në Strugë?
Artikulli tjetërE dhimbshme, babai i Dienës i varrosi vajzën dhe mbesën të veshur me fustanë nusërie