VIDEO/ Pasojat e luftës në Ukrainë, Basha: Qeveria të sigurojë rezerva ushqimore, dy masat që propozon PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria marrjen e një plani masash që të parandalohet rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në facebook, Basha i kërkon maxhorancës, uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 %, heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër dhe sigurimin e rezervave ushqimore për familjet në nevojë.

Postimi i plotë:

Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.

Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:

    1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
    2. Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

 

Artikulli paraprak“I kemi treguar botës kush jemi ne”- Presidenti i Ukrainës përsërit thirrjen për anëtarësim në BE: E meritojmë!
Artikulli tjetërKandidati i PD, Xhemal Bushati takim me sportistë e tranjerë në Shkodër: Dua të mbahem mend si kryebashkiaku që bëri për sportin, dhe jo si armik i tij!