“Nuk mund t’a pranoj këtë realitet”/ Xhemal Bushati vijon takimet:Të ndërtojmë bashkë Velipojën!

Velipoja është një prej njësive të mëdha ku kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati mori mbështetjen e plotë nga banorët. Si një prej zonave më të rëndësishme turistike të Shqipërisë, kandidati Bushati tha se do të ketë një vëmendje absolute për Velipojën.

Banorët e njësisë administrative, Velipojë, në takimin me kandidatin e PD Xhemal Bushati shprehën një sërë problematikash që lidhen me infrastrukturën e munguar në disa fshatra, kaosin gjatë sezonit turistik, mungesën e administrimit të plazhit dhe një sërë problematikash të tjera ndërsa premtoi se menjëherë pas zgjedhjeve do nisë puna për sezonin turistik.

“Në Velipojë shoh potencialin, por edhe mungesën e investimeve dhe harresën. Unë e kam një plan konkret për Velipojën. Ta kthejmë Velipojën në një motor ekonomik dhe në një destinacion elitar të turizmit në Shqipëri. Si një njeri i biznesit, nuk mund ta pranoj këtë realitet. Aq më tepër, boshatisjen dhe braktisjen e Velipojës.
Bashkë, do të kthejmë, jo vetëm turistët, por edhe investimet. Sepse Velipoja duhët të ndryshojë dhe do ta ndryshojmë”.

Artikulli paraprakBasha: Tani është koha që bota të bashkohet kundër luftës, pro paqes. Thirrje për të votuar rezolutën në OKB
Artikulli tjetërMbërrin delegacioni ukrainas, zbulohet kërkesa para nisjes së negociatave me Rusinë