214 kg drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi

Kapen 214 kg marijuanë që po transportoheshin me dy makina në kufirin greko-shqiptar, arrestohen 2 shqiptarë. Operacioni është zhvilluar në fshatin Vasiliko, Igumenicë, pranë rrugës “Egnatia”. Furgoni që transportonte drogën shoqërohej edhe nga një makinë, e cila presupozohej të kontrollonte rrugën. Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 38 dhe 49 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Policia po kërkon dhe dy shqiptarë të tjerë, si bashkëpunëtorë të të arrestuarve.
Po ashtu, një 30-vjeçar shqiptar u arrestua një ditë më parë me 14 kg kanabis të tharë dhe të paketuar. Arrestimi i tij u krye në autostradën “Antirriou” të Janinës. Lënda narkotike ishte e ndarë në 12 pako të fshehura në bagazhin e makinës. Përveç sasisë së drogës, policia i ka sekuestruar edhe një shumë prej 430 euro dhe telefoni celular i shqiptarit, me të cilin ka komunikuar për transportin e drogës.
Policia greke ka konfiskuar edhe automjetin, me të cilën është trafikuar droga. Shqiptari është arrestuar edhe më herët nën akuza të njëjta si pjesë e një organizate që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Shqiptari është dërguar pranë prokurorit publik në Agrinio.

Artikulli paraprakMakina copëtohet gjatë rënies në kanal, vdes shoferi
Artikulli tjetërProtestë në Shkodër për shpronësimet te “Loro Boriçi”