Rusët thanë se po tërhiqnin trupat, merr kthesë të papritur konflikti në Ukrainë, Putin habit me kërkesën e tij: Nëse do të…

Perëndimi ishte skeptik ndaj njoftimit të Rusisë se po tërhiqte një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën dhe duket se kanë patur të drejtë. Mediat pro qeveritare ruse janë duke raportuar aktualisht se Duma ruse do t’i dërgojë Putinit një kërkesë për të njohur si Republika të pavarura dy rajonet separatiste të Donbasit dhe Luhanskut.

Nëse Putin miraton diçka të tillë, duke aneksuar edhe një pjesë tjetër të territorit të Ukrainës krahas Krimesë, atehere kjo do të përkthehej në një përshkallëzim tjetër të situatës në rajon. Më herët, ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë vendosur që të tërheqin një pjesë të trupave nga pozicionet e tyre fillestare, që përkonte me kufirin me Ukrainën, pasi ato përmbushën detyrat stërvitore.

Në pamje të parë ky ishte një mesazh i mirëpritur nga të gjitha kancelaritë perëndimore, megjithatë fillimisht britanikët dhe më pas vetë ukrainasit janë shprehur skeptikë për diçka të tillë, raporton abcnews.al.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss tha se do ta bësonin se Rusia nuk ka qëllime pushtimi ndaj Ukrainës pasi të gjitha trupat të ishin tërhequr prej kufirit.

Kur u pyet në lidhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në baza nga zona kufitare, Truss tha se duhej të shihte më shumë detaje për të kuptuar dimensionin e vërtetë të këtij veprimi. Një reagim të ngjashëm patën e ukrainasit, të cilët nuk e besojnë një gjë të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tha se do ta besonin diçka të tillë pasi të shikonin provat.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po tërhiqeshin. “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë te ulja e tensioneve.”

Ai shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndjek me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

(RilindjaDemokratike)

Artikulli paraprakMbërrin ‘mini-pranvera’, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët të ndodhë nga e enjtja dhe në fundjavë
Artikulli tjetërProtestat anti-covid, Kanadaja shpall gjendjen e jashtëzakonshme