Deputeti i PD, Flamur Hoxha: Të shpëtojmë nga kurthet e kohës, nga përçarja e partisë

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, deputeti Flamur Hoxha u bëri thirrje demokratëve të shpëtojnë nga kurthet e kohës, nga përçarja e partisë. Deputeti Hoxha e quajti Kuvendin e 18 Dhjetorit, Kuvend historik.

Fjala e plotë. 

Ky kuvend i 18 dhjetorit 2021 i Partisë Demokratike të Shqipërisë është kuvend historik dhe ka për tu shënuar në historinë e kësaj partie dhe në historinë e Shqipërisë.
Është kuvend historik demokratesh sepse sot piketohet pas tri dekadash e ardhmja e mëtejshme e partisë tonë demokratike.
Une e çmoj dhe e dua këtë kuvend si kuvend bashkimi të demokratëve pasi të gjithë demokratët e vendit janë aksionere në PD, janë ortakë të barabartë dhe kjo parti nuk ka pronarë askënd veç anëtarëve të saj.

Se është parti e tillë e njerzve të lirë e të barabartë, jemi të lidhur me shpirt e me zemër me këtë parti dhe nuk e kemi braktisur asnjëherë.
Partia Demokratike është shtëpi e lirisë ,shtëpi e njerzve të lirë, me dinjitet e krenarë.
Partia Demokratike është forca politike më krenare e vendit sepse ajo ka realizuar përmbysje e ndryshime të mëdha në Shqipëri, ka sjellë demokracinë, anëtarësimin në NATO, lëvizjen e lirë, Udhën e kombit, në miqësi të pandërprerë me aleatin e madh strategjik të kombit, Amerikën.

Sot, ky kuvend e kjo parti është në sprova të rënda. Ne jemi në sprovë para vetes, historise, familjeve e fëmijëve tanë. Ne do të shohim nga e ardhmja jo nga e shkuara sepse ne nuk ecim mbrapsht.
Momenti na ka vendose ne prove, zhvillimet na diktojnë të kemi urtësinë e maturinë e duhur që të bëjmë ndryshime në veten tone. Vitet e fundit PD u ndesh me shume kundërshtare që dolën nga radhët e saj dhe ata i bënë shumë dëme e shkaktuan shumë humbje në aleancë me kundërshtarin e përhershëm politik, të majtën shqiptare. Sikur ndodhi një garë rivalësh kush po e dëmton me shume partinë demokratike meqë nuk e sunduan dot dhe as ta zaptonin ate.
Sot ka ardhur një moment kur duhet e kërkohet me shumë besim tek njeri-tjetri, me shumë dashuri. Ne nuk e sosim dot këtë botë e këtë jetë, këtu e gjetëm e këtu do ta lëmë edhe partinë.
Ne emër te demokratëve të Kukesit e te gjithë qarkut Kukës, në emër të gjithë të përndjekurve politikë nga unë vij, në emër të gjithë sipërmarrësve te vendit pjesë e të cilëve jam, do të bëja thirrje, do të shprehja dëshirën më gjithë zemër që të shpëtojmë nga kurthet e kohës, nga përçarja e partisë sepse vetëm partia humbet dhe kundërshtari ynë politik fiton.
Por partinë nuk mund ta lëmë peng të atyre që e abuzuan, e përdorën si lopë për ta mjelë, të atyre që u pasuruan nga pushteti i partisë demokratike dhe e duan vetem nëse kanë apo marrin poste.
Jo, kjo parti se pari është e idealisteve të saj, të cilët janë shpirti i kësaj partie.
Në debatet e kohëve të fundit nuk jam fshehur pas gishtit, nuk kam bere strucin as trimin, por jam pozicionuar me partinë institucion, me partinë demokratike që kanë votuar e ndërtuar demokratët shqiptare dhe do të jem gjithmonë.
Nderim dhe mirënjohje përjetë kontribuesve te PD.
Faleminderit Partisë Demokratike të Shqipërisë

Artikulli paraprak‘Përplasje e qartë mes lindjes dhe perëndimit në Shqipëri’, Ervin Salianji: Kam vendosur të jem me të ardhmen e Partisë Demokratike
Artikulli tjetërGrida Duma i drejtohet Bashës: Kryetar, je më i pafajshmi midis nesh!