Basha: Ajo që ka ndodhur nga 9 shtatori deri më sot është keqpërdorimi maksimal i demokratëve

Basha: Ajo që ka ndodhur nga 9 shtatori deri më sot është keqpërdorimi maksimal i demokratëve, manipulimi me gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike, demokratët, demokracia shqiptare për interesa vetjake të një njeriu

Lulzim Basha: Ajo që unë konstatoj dhe mendoj që është fakt, jo vetëm opinion, është që vendimi është marrë më 9 shtator dhe pas vendimit të marrë më 9 shtator, kemi zotin Berisha, i cili siç thatë dhe vetë ka ndërmarrë një tur takimesh ku ka përdorur një ligjërim dhe një mënyrë veprimi, e cila për fat të keq rikujton pjesë të trashëgimisë të tij politike të pasur 30 vjeçare me arritjet, por edhe dritëhijet e tij, një fjalor që është emetuar si antikomunist apo postkomunist, por në vetvete mbart të njëjtat tipare, të njëtën metodologji të komunizmit, linçimin e atij që mendon ndryshe nga ty, stigmatizimin e atij që nuk mendon si ty, sulmin pre emit* paraprak për të krijuar një terren të dominimit të një fabule, të një të vërtete dhe jo të debatimit apo diskutimit të hapur për çfardo çështje, qoftë edhe të një çështje thelbësore për të cilën zoti Berisha ka të drejtë të hapë një debat publik edhe në rradhët e demokratëve. Pra ajo që ka ndodhur nga 9 shtatori deri më sot është keqpërdorimi maksimal, shpërdorimi do të thoja i demokratëve, manipulimi me gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike, demokratët, demokracia shqiptare për interesa vetjake të një njeriu. Shumë mirë mund ta kishte ndërmarrë një tur të tillë, duke konstatuar siç ka konstatuar prej fillimit pikëpamjen e tij se vendimi non grata është i padrejtë, se do ta ndjekë këtë vendim non grata permes vendimeve gjyqësore që ka njoftuar, se rrespekton kontributin e demokratëve dhe sakrificat e tyre, se nuk do ti bëhet barrë as Partisë Demokratike, as grupit parlamentar te Partisë Demokratike, aq më shumë në një situate ku ndodhemi, që është një situatë prag asgjësimi të demokracisë pas masakrës zgjedhore të 25 prillit. Mund të kishte shprehur vlerësimin e tij për vendimin e kryetarit të partisë, mund të kishte thënë që ky vendim në gjykimin e tij është i padrejtë, por kurrsesi nuk duhej të keqpërdorte, të manipulonte gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen sot demokratët , demokracia shqiptare, shqiptarët si rezultat i masakres zgjedhore për interesat e tij personale. Kështu që nga kjo pikëpamje e vetmja gjë që ka ndryshuar është jo akti im i pezullimit në grupin parlamentar është i vetmi akt që është marrë. Kam deklaruar dhe dua ta perseris që prej dites time të parë në krye të Partisë Demokratike që unë nuk jam i kultures së perjashtimit, nuk kam perjashtuar asnjë njeri të vetëm nga Partia Demokratike, sigurisht nuk mbaj asnjeri me forcë, por në vijim të këtij mendimi nuk mund të ndaloj askend të vetëpërjashtohet duke i rene me shkelm vlerave dhe parimeve që mbajne bashkë familjen tonë politike e në vecanti duke ekspozuar antivlera që i perkasin një sistemi që kemi lene pas, një mendesie që e kemi lene pas ose me mire të themi, duam ta leme pas sepse në fakt ka vazhduar të na shoqeroje këto 30 vite të tranzicionit post komunist.

Basha: Do ta merrja pa më të voglin hezitim këtë vendim, edhe më të fortë, në qoftë se do të goditesha unë nga një vendim “non grata” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Lulzim Basha: Qëndrimet e mia unë i kam të qarta. Kur cenohet interesi i shqiptarëve, kur cenohet interesi i demokratëve, kam thënë jo dhe nuk ma ka bërë syri tër. Por unë, sa herë që interesi i Sali Berishës, liderit historik të demokratëve apo interesi im si kryetar i Partisë Demokratike, po ua them dhe këtë, kam lënë të prevalojë interesi i tij. Kësaj radhe ky nuk është rasti. Këtu rasti ishte, interesi vetjak i Sali Berishës, vetja e tij siç e kam thënë, apo interesi i demokratëve. Dhe këtu pa më të voglin hezitim kam marrë vendimin për të cilin jam zgjedhur që është demokratët, Partia Demokratike. Do ta merrja pa më të voglin hezitim edhe më të fortë, në qoftë se do të goditesha unë nga një vendim “non grata” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe fjalia e fundit që dua t’iu them është, dhe dua t’iu disabuzoj nga çdo iluzion se kryetari i Partisë Demokratike ka vepruar në mënyrë anti-statutore apo siç thoni ju Berishiste apo Enveriste, jo! Statuti i Partisë Demokratike dhe rregullorja e grupit parlamentar i Partisë Demokratike ia ka dhënë këtë të drejtë kryetarit të Partisë Demokratike. Kjo sigurisht është një çështje dytësore, proceduriale, por është e rëndësishme sepse tregon një mentalitet dhe një kulturë të re. E fundit, akuzat e ndërsjellta, nuk është e vërtetë. Gjatë gjithë këtyre ditëve, shumë demokratë që kam takuar apo më kanë shkruar, që nuk arrijnë t’iu besojnë veshëve kur dëgjojnë mënyrën sesi Sali Berisha më sulmon mua, nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, zonjat e nderuara drejtuese të Partisë Demokratike dhe këdo tjetër që nuk është me të në rrugën e izolimit të Partisë Demokratike, më kanë thënë pse nuk i përgjigjesh, pse nuk sulmon. Ja zoti Balla hap duart, jo mo jo nuk do të lejoj kur të mbaroj pastaj.

Është një tradite e njohur në politikën shqiptare që përplasjet kalojnë në gjuhen më denigruese, më të ulët, unë jam futur politikës për një model tjetër. Jam futur politikës me një model tjetër, me një formim tjetër, dhuna verbale sa herë preken interesat personale, linçimi, sharjet deri tek zgjerimi i rrethit të shënjestrave tek familja kanë dëmtuar dhe shkatërruar besimin e qytetarëve tek politika si një mjet ndryshimi në shoqëri. Politika nuk ka lindur si diçka e ligë, ka lindur si një mënyrë ndryshimi dhe përgjigje ndaj nevojave të njerëzve. Është personalizimi i çdo çështjeje, sa herë që preken interesat personale ai bëhet armik. Deri para 9 shtatorit Lulzim Basha sipas Sali Berishes kishte bërë aq shumë saqë Edi Ramës do t’i duheshin tre jetë për të më arritur. Pas 9 shtatorit unë jam poliagjent, jam i shitur, jam peng. Kësaj kulture politike duhet ti vijë fundi dhe unë këtë s’mund ta bej me fjalë dhe me proklamime në studio, duhet ta bej me vepra dhe e kam bërë me vepra dhe besoj kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur në një parti politike, i ka ndodhur PS, i ka ndodhur më parë PD, do të ndodhë me siguri dhe në të ardhmen. Unë lamë besim të plotë që kurdo të kthehen sytë mbrapsht tek ky episod brenda Partisë Demokratike, kam vendosur një standard në përputhje me atë për të cilën jam futur në politikë, një model i cili synon ta çojë vendin përpara, jo ta personalizojë, një mosdakordësi mbi një çështje të caktuar në vend që ta bëjë subjektin e një dialogu normal politik, ta kthejë në linçim personal. Qytetarët dinë ta bëjnë shumë mirë dallimin, midis atij që zgjedh të manipulojë ndjenjat me mashtrimet, trillimet dhe dikujt tjetër i cili i qëndron besnik, i kam qëndruar besnik vetes time dhe zotimit tim kur jam futur në politikë. Ndoshta mund ta kem shkelur ndonjëherë dhe kërkoj ndjesë, por sot po ju them që ajo që kam bërë është ti qëndroj besnik një modeli ku duan ta shohin politikën shqiptarët edhe për të rikthyer besimin tek politika.

Artikulli paraprakBasha: Përgjegjësia e pashmangshme e kryetarit të PD është të vendosë interesat e Partisë Demokratike të parat
Artikulli tjetërDëbora në Korçë, fshati Panarit i izoluar dhe pa energji elektrike