E djathta që zhduket

Pse kriza e gjatë dhe e heshtur e të “moderuarve” është një problem serioz për të ardhmen e demokracive europiane.

Fotoja midis Silvio Berlusconi dhe Angela Merkel, në margjinat e mbledhjes së PPE që i ka paraprirë Këshillit Europian, pavdekësom fundin e një epoke – asaj të Kancelares – dhe e redukton një raport, që nga të qeshurat bashkë me Sarkozy gjatë krizës së borxheve sovrane tek epitetet fantomatike pak elegante në interceptime inekzistente, duhej më keq: “Bashkëpunimi ynë ka pasur gjithmonë rezultate pozitive, ka thënë Kavalieri, ka pasur gjithmonë një qëndrim pozitiv dhe shumë miqësor kundrejt vendit tonë”. Imagjino sikur përshëndetja midis dy liderëve të rëndësishëm të qendrës së djathtë europiane, në fund të një sezoni të gjatë politik, të bartin me vete gjithmonë pak nostalgji dhe të shërbejnë për të rievokuar të kaluarën. Por në këtë rast përfaqësojnë edhe krizën e thellë e qendrës së djathtë – e së djathtës së “moderuar”, mainstream apo liberalkonservatore, quaje si të duash. Berlusconi është rasti më flagrant në Europë: udhëheq një forcë politike që kishte arritur, pasi kishte gllabëruar të djathtën pasfashiste të AN, rreth 40% të konsesuseve (një kuotë e tejkaluar vetëm nga Democrazia Cristiana) dhe që tani vërtitet në rreth 7% dhe është pjesë e një koalicioni të trajnuar nga parti të djathta radikale. Por edhe Merkel, që ka qeverisur Gjermaninë për 16 vjet dhe udhëhequr partinë kristiandemokrate më të rëndësishme të Europës, lë një CDU në krizë të thellë dhe me rezultatin më të keq të historisë së saj.

Në këto vite është folur dhe shkruar shumë për krizën e partive laburiste dhe socialdemokrate, që kanë pësuar humbje të rënda, transformime të thella ideologjike dhe humbje konsensusi. Nga PASOK në Greqi, tek Partia Socialiste në Francë, deri tek Partia e Punës në Hollandë të rëna në 6% – 7%, deri në partitë socialdemokrate më të mëdha të Europës Veriore që kanë pësuar një rënie konstante të konsensusit dhe, edhe kur arrijnë ende të fitojnë, mbesin rreth 20%. Në të njëjtën kohë i është kushtuar shumë vëmendje, me një prodhim gazetaresk dhe shkencor të madh, ngjitjes të së djathtës radikale në të gjithë Europën, duke qenë se papritmas praktikisht çdo vend është gjendur me një parti populiste midis 5% dhe 20%. Ndërsa është diskutuar shumë pak për rënien e ngadaltë, por edhe ajo e pandalshme, e partive të qendrës së djathtë: nga Partia Goliste (Les Républicains) në Francë tek Partia Popullore në Spanjë, nga Forza Italia në Partinë e Moderuar në Suedi, duke kaluar nëpër CDU në Gjermani dhe transformimin e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.

Midis tentativave të pakta për ta përballuar çështjen ka një libër të sapobotuar nga Cambridge University Press: “Riding the populist wave – Europe’s mainstream right in crisis”, i kuruar nga politologët Tim Bale, studiuesi kryesor i së djathtës mainstream dhe i partive konservatore në Britaninë e Madhe, dhe Cristóbal Rovira Kaltwasser, një ekspert i populizmit, që mbledh ese specifike për çdo vend europian lidhur me problemet që përballet e djathta mainstream. Dhe, siç thuhej, një prej punimeve të pakta mbi temën, ka mundësi sepse rënia e partive të qendrës së djathtë ka qenë më pak graduale dhe më pak e bujshme se ato të qendrës së majtë. Por, sipas autorëve, ka edhe një arësye tjetër për vëmendjen e pakët lidhur me temën, që ka të bëjë me komunitetin akademik: përderisa politologët janë në pjesën më të madhe afinë me idetë e qendrës së majtë dhe me kauzat progresiste, i kushtojnë vëmendje më të madhe analizimit të partive politike me të cilët tentojnë të identifikohen më shumë (socialdemokratë dhe laburistë) dhe ato me të cilat kundërshtojnë më shumë (forcat e së djathtës ekstreme dhe populiste), respektivisht me ato që ndodh në të djathtën e moderuar (parti kristiandemokrate dhe liberalkonservatore). Në çdo rast, edhe vëmendja e pakët ndaj asaj që ndodh në këtë anë të kampit politik është një sinjal shëndeti të keq i debatit publik, pasi forcat demokratikekristiane, popullore, të moderuara dhe liberalkonservatore janë ato që kanë ndërtuar Europën (boll të shikohet profili politiko – kulturor i Adenauer – De Gasperi – Schuman) dhe një shtyllë themelore e demokracive perëndimore.

Bale dhe Kaltwasser në libër propozojnë si shkak të krizës të së djathtës së moderuar dy sfidat e modernizmit. E para është ajo që quhet “revolucion i heshtur”, domethënë adoptimi gradual pas ‘68 i sjelljeve dhe i preokupimeve pasmaterialiste mbi tema si paqja ndërkombëtare, respektimi i mjedisit dhe të drejtat civile. E dyta, në drejtim të kundërt, është ai që quhet si “kundërrevolucion i heshtur”: një reagim ndaj kësaj kulture pasmaterialiste që e ka përqëndruar vëmendjen mbi identitetin kulturor dhe mbi refuzimin e multikulturalizmit dhe emigracionin. Këto dy valë kanë prodhuar fillimisht të Gjelbërit dhe më pas forcat e të dtahtës populiste, ama kanë prodhuar një erozion të dyfishtë ndaj bllokut socio – ekonomik të qendrës së djathtë historike: në qendër kanë dalë forca politike që kanë humbur votat e klasave më të kamura e më të arsimuara me pozicione më “liberal” mbi emigracionin dhe të drejtat civile, nga e djathta që kanë tërhequr konsensuse midis klasave më pak të pasura dhe të arsimuara që kanë pësuar pasojat dhe frikën e globalizimit dhe të emigracionit.

Natyrisht që në çdo vend qendra e djathtë ka problemet specifike të saj dhe shkaqet e krizave janë të ndryshme. Për rastin italian flitet në numrin e fundit të revistës “Il Mulino”, me titullin “Çfarë po ndodh nga e djathta?”, ku politologu Alessandro Campi tregon krizat gjenetike e projektit berlusconian, që pas kolapsit të DC dhe të Republikës së Parë, praktikisht e ka shpikur qendrën e djathtë, që ishte thelbësisht  “një lloj blloku socio – social anti i majtë” dhe në planin ideologjik “një amalgamë antikomunizmi, antipartizanizmi dhe antistataizmi anarkoid, 3 qëndrime mendore fuqimisht të rrënjosura në kulturën e përhapur të moderatizmit kombëtar qysh nga vitet Pesëdhjetë e shekullit të kaluar”. Është e qartë se kjo formulë shkrirëse – që bashkonte pasDC, pasfashistë, liberalë dhe legistë – nuk mund t’i mbijetonte krizës së lidershipit karizmatik të Berlusconi, sidomos në një sistem partishë të brishta dhe pak të strukturuar edhe nga pikëpamja e përpunimit politiko – kulturor. Dhe kështu elektorati berlusconian është shpërndarë, pjesërisht i dalë dhe i interceptuar nga fenomeni Renzi e më pas i përfunduar në absenteizëm dhe në pjesën më të madhe i thirrur nga apeli sovranist i Salvini dhe i Meloni.

Por do të ishte një gabim të mendohej se kriza e djathtë është vetëm një anomali italiane. Edhe në pjesën tjetër të botës shtëpitë e mëdha të moderuara kanë pësuar të njëjtat goditje. Në Shtetet e Bashkuara, Partia republikane është hegjemonizuar nga radikalizmi i Donald Trump, por për pjesën tjetër të Europës partia goliste gjendet e e shtypur midis fenomenit Macron nga e majta dhe Marine Le Pen (tani Zemmour) nga e djathta. Edhe në Spanjë, shtëpia e madhe popullore është tripartizuar, edhe pse tani po tenton një rikompozim: nga njëra anë liberalët e Ciudadanos, në qendër Partido Popular dhe nga e djathta pasfrakistët e VOX. Diçka e ngjashme ka ndodhur me CDU në Gjermani, por që ka humbur votat e liberalëve të FDP nga njëra anë dhe të drejt ekstremit të djathtë të AFD nga ana tjetër, sidomos pas krizës migratore. E djathta europiane mainstream europiane ndodhet përballë 4 sfidave shumë të rëndësishme, të cilave nuk di t’u japë përgjigje të sakta: integrimit europian, emigracionit, të drejtave civile dhe çështjeve etike, welfare state. Bashkimi Europian është një projekt i lindur pikërisht mbi impulsin e forcave të moderuara, që shikonin tek integrimi një mundësi për të forcuar dhe zgjeruar liberaldemokracinë kapitaliste dhe, në të njëjtën kohë, një baluard politik dhe ekonomik kundër kërcënimit fqinj sovjetik. Në 10 vitet e fundit, sidomos pas krizës financiare dhe migratore, Europa është parë gjithnjë e më shumë mosbesim, në mos armiqësi, në elektoratet e qendrës së djathtë dhe është bërë një element përçarës midis partive të veriuit dhe të jugut të Europës.

Qëndrimi mbi emigracionin dhe ngjitjen e forcave populiste është një element tjetër që po po bart një ripërcaktim të identitetit të partive të moderuara, shpesh në kontrast me historinë e tyre. I njëjti diskutim lidhur me temat etike dhe të drejtat civile. As mbi welfare, ku tendencialisht ishte predominues e kundërta me një shtet ndërhyrës, diçka po ndryshon dora dorës që partitë e djatha kapin vota midis klasave punëtore armike ndaj emigracionit që ndoshta më përpara votonin majtas. Përballë këtyre sfidave të mëdha, shpesh partitë e moderuara të qendrës së djathtë europiane në vend që të bëjnë një përpunim politik për t’i paraqitur një ofertë të re votuesve që janë lënë të udhëhiqen nga vullneti për të qenë në qeveri, dukle gejtur herëpashere zgjidhjen më komode. Secili në Europë ja kalon siç ka mundur, duke proceduar sipas qejfit. Rasti më emblematik është ai italian, me Forza Italia që në Europë ka qenë mbështetëse besnike e Angela Merkel dhe në Itali ishte aleate me Matteo Salvini që fuste në program daljen nga euro. Dhe ende tani është në qeveri me Draghi dhe përgatitet të dalë në zgjedhje me atë, si Giorgia Meloni, që është në opozitë. Kjo krizë që i çon partitë e moderuara të bëjnë zgjedhje oportuniste kombëtare të çon në një paradoks tjetër. Që ndërsa ekziston një internacionale sovraniste dhe tregon objektiva politikë të pranuara mbi baza të përbashkëta vlere, e djathta tradicionale që gjenetikisht ka një vokacion ndërkombëtarist nuk arrin të përpunojë një projekt apo një vizion të përbashkët.

Në qershorin e 1983 të gjitha partitë kryesore e qendrës së djathtë të botës u takuan në Londër për t’i dhënë jetë Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU), të mbështetur mbi “bindjet e përbashkëta se shoqëritë demokratike u japin individëve në të gjithë botën kushtet më të mira për lirinë politike, lirinë personale, barazinë e mundësive dhe zhvillimin ekonomik nën shtetin e së drejtës”. Qenë vitet ku kishin ardhur prej pak kohësh në qeveri Margaret Thatcher në Mbretërinë e Bashkuara, Ronald Reagan në Shtetet e Bashkuara dhe Helmut Kohl në Gjermani, liderë që kishin edhe ndjeshmëri të ndryshme, sidomos kancelari gjerman, por që në themel kishin një vizion të përbashkët drejt të cilit do të duhej të shkonin shoqëritë perëndimore: më shumë demokraci dhe më shumë treg të lirë. “Takimi i sotëm është një rast historik. Për herë të parë, liderët e partive të qendrës së djathtë të të gjithë botës janë bashkuar për të promovuar ato vlera dhe ato ide që të gjithë ndajmë: liri, drejtësi dhe demokraci përfaqësuese, tha Thatcher në hapje të mitingut. Bashkimi Demokratik Ndërkombëtar mban tokën. Nuk është perandori, por do të jetë, shpresojmë, një domonim i madh i mendjes dhe i shpirtit”.

Sot, siç ka shkruar Daniel Finkelstein në “The Times”, është e vështirë të imagjinohet një takim kaq optimist lidhur me të ardhmen dhe kaq koherent në parime e në objektiva si ai i Unionit Ndërkombëtar Demokratik pasi “çdo pjesë e emrit të tij është në diskutim. Nuk është më e qartë nëse partitë e djathta mainstream janë ndërkombëtariste, internacionaliste apo të bashkuara”. Veç kësaj, në atë kohë partitë kishin një armik të përbashkët: Bashkimin Sovjetik. “Një vit më parë – tha gjithmonë në atë takim zëvendëspresidenti i atëhershëm amerikan George H. W. Bush – presidenti Reagan ka folur përpara Parlamentit britanik dhe ka njoftuar një impenjim të ri të Shteteve të Bashkuara për të vepruar në emër të demokracisë në të gjithë botën”. Tani askush nuk është më në gjendje të përcaktohet as në raport me armiqtë. Nuk është se nuk mungojnë diktaturat dhe kërcënimet ndaj Europës dhe Perëndimit demokratik, por secili ka pozicione të ndryshme lidhur me Rusinë e Putinit apo mbi Kinën e Xi Jinping, përgjithësisht në bazë të konveniencave me periudhë tejet afatshkurtër. Dhe kështu, nëse nuk janë të mundshëm takime ndërkombëtare për të shikuar nga e ardhmja, siç ndodhi më 1983, tani liderët e të djathtës së moderuar mund të takohen vetëm për përshëndetjet e të sotmes dhe rievokimit të së kaluarës.

Me daljen nga skena të Angela Merkel kjo zonë politike që ka themeluar Europën ndeshet me një boshllëk të madh politik dhe perspektive. Mund të jetë rasti për një rigjenerim kulturor, për të propozuar një “domonim të mendjes e të shpirtit” të ri, siç thoshte Zonja e Hekurt, që furnizon përgjigje të reja sfidave aktuale duke ruajtur arritjet që e djathta liberaldemokratike ka realizuar në Europë. Edhe në fakt sikur partitë e moderuara europiane do të duhej të rrëshqisnin prej inercisë, siç po ndodh në Itali, drejt të djathtës sovraniste dhe populiste duke e polarizuar më tej përplasjen politike, do të ishte një problem serioz për cilësinë e demokracive tona. Edhe sikur e djathta me prirje sovraniste të duhej të humbiste.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakTenderi i ARRSH, “Fusha” renditej e 11-ta, shpallet fituese me ofertën 600 mijë euro më të lartë
Artikulli tjetërE pazakontë, Euro zbret në nivelin më të ulët të 2021 në tregun vendas!