Basha: Pandëshkueshmëria e ka bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës!

Basha: Shqipërinë është vendi më i varfër i Europës, pasojë e pandëshkueshmërisë që e ka bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.

E si të mos mjaftonin sfidat e natyës ekonomike, pasojat e zgjedhjeve të gabuara ku thelat I keni ndarë për oligarkët dhe thërrimet për qytetarët, që po varfërojnë dhe largojnë shqiptarët, impakti në shoqëri është edhe më dramatik.Ai shihet në sfidën dhe karshillëkun e përditshëm që korrupsioni dhe krimi i bën shoqërisë, duke ofruar si model antivlerat që dekurajon të qenurit të ndershëm, dekurajon përpjekjet për të ndërtuar një jetë më të mirë, që gjymton parimet bazë mbi të cilat ngrihet një shoqëri e shëndetshme.
Kjo gjendje politike, ekonomike dhe shoqërore, që e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër të Europës, është pasojë e pandëshkueshmërisë që e ka bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.
Të jesh i varfër në një vend të pasur, do të thotë se shteti nuk është më aty për t’u shërbyer njerëzve.
E që kjo sallë të jetë në shërbim të interesave më të mira të shumicës së shqiptarëve, që të propozojë dhe votojë iniciativa që mund të hapin një horizont të ri për jetën e të rinjëve dhe të rejave, nuk mund të jetë strehë e njerëzve të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Dhe që debati politik dhe ekonomik të vendoset në shinat e duhura, që vendimmarrja të ngrihet në nivelin e sfidave që Shqipëria ka përpara saj, është jetike që ne të përballemi me plagën më të madhe të shoqërisë sonë, me emergjencën kombëtare, nga e cila burojnë probelemet e vogla e të mëdha të shqiptarëve: Korrupsionin.

Basha: Fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigjen e vetme keni dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë

Bujqësia, që jep gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto, merr në këmbim mbështetjen më të ulët në krahasim me vendet e rajonit.
Duke i bërë jo konkuruese produketet tona. Duke i shkatërruar fermerët tanë. Dhe ndërkohë që fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigjen e vetme keni dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë.
Edhe tani që flasim, fermerët janë në rrugë për të drejtat e tyre, për mbijetesën e tyre, për të marrë atë që kolegët e tyre në rajon e gëzojnë cdo ditë, nga qeveri që mbështesin bujqësinë, që u shpërblejnë mundin dhe sakrificën me të cilën kontribuojnë në ekonomi.
Brenga, dëshpërimi dhe zemërata e tyre janë të përligjura, sepse ata detyrohen të flakin produket e tyre, detyrohen të emigrojnë, të punojnë tokat e vendeve fqinjë, sepse paratë e taksave që ju shpërdoroni, nuk shkojnë për ta.

Artikulli paraprakTuneli i korrupsionit! Si mashtroi dje kryetari i sektit në Vlorë
Artikulli tjetërFlet fituesi i Prishtinës: Luftën e kam me kaosin urban, Kurtin do ta ftoj në zyrë