Nuk ka rritje reale ekonomike, njerëzit më të varfër 

Nga Arbi Agalliu

Rritje ekonomike 17.9% në tre mujorin e dytë të 2021!!!

Lajm bombastik për realitetin shqiptar.

Shifra është impresionuese, por padyshim shumë larg të vërtetës së hidhur të tavolinave shqiptare.

Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët kërkojnë të largohen çdo ditë është propagandë.

Të thuash jemi rritur 17.9% kur papunësia vret familjet shqiptare çdo ditë e më shumë është propagandë.

Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak nga shtrenjtimi i çmimeve është propagandë.

Të thuash jemi rritur 17.9% kur pagat janë ulur si rezultat i efekteve negative në ekonomi të pandemisë dhe keq qeverisjes është propagandë.

Ndoshta 17.9% jemi rritur, por të marrin parasysh paratë që ju vidhen shqiptarëve çdo dite nga koncesionet, PPP, korrupsioni në administratën publike, etj.

Pasuria e një grushti njerëzish patjetër që ndikon në rritjen ekonomike por jo sepse shqiptarët janë më mirë. Sot, ata janë më të varfër se dje. 17.9% thjesht një propagandë.

Artikulli paraprakBasha përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë
Artikulli tjetërGjendet e vdekur nëna e peshëngritësit Pirro Dhima