Si mashtroi Rama për biletat e udhëtimit nga Kukësi, çmimet janë deri 5 herë më të larta

Fluturimet nga Kukësi nuk janë aq të lira (ofertat promo janë shumë pak)
Nga 15 korriku u njoftua se do të nisin fluturimet nga Aeroporti më i ri, ai i Kukësit. Fillimisht do të ketë dy destinacione, Stambolli dhe Zyrihu, një herë në javë.

Nëse do të fluturosh nga Kukësi drejt Zyrihut në gusht nuk është aq lirë. Për vajtje në datën 5, bileta kushton minimalisht 17,040 lekë, pasi opsioni ekonomi promo është shitur. Data e parë më e mundshme e kthimit është 12 gusht, me ekonomi promo që kushton 6,456 lekë. Në total, bileta vajtje-ardhje kushton 23,496 lekë, ose rreth 190 euro.

Më i lirë është Zyrihu në shtator, me vajtje 1,588 lekë, në 20 shtator dhe kthimi më i hershëm i mundshëm është në 30 shtator me 3,704 lekë. Bileta në total shkon rreth 5,300 lekë, ose 42 euro.

Nga Kukësi në Stamboll në 5 gusht vajtja është 6,604 lekë dhe kthimi në datën më të afër është në 12 gusht me 2,985 lekë. Bileta kushton në total 9,589 lekë ose 77 euro (pa llogaritur taksën e rrugës së Kombit dhe kostot e karburantit deri në Kukës).

Në shtator, bileta nga Kukësi në Stamboll është shumë më e lirë, me 1,588 lekë vajtje në datën 23 shtator (por vetëm një vend ka me këtë çmim promo, më pas rritet në 11,939 lekë) dhe kthimi më i hershëm në 30 shtator, me 2,985 lekë (por vetëm një vend është me këtë çmim) dhe më pas kthimi është 13,335 lekë. Në total bileta vajtje-ardhje , nëse e kap kthimin me promo (për të cilin është vetëm një vend i disponueshëm) është 37 euro dhe pas përfundimit të tyre rritet ndjeshëm në 204 euro.

Sa do kushtonin sipas postimit të Ramës

Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit. Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti.

*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR

Artikulli paraprakEuro në nivelin më të ulët, ja me sa këmbehet monedha europiane
Artikulli tjetër350 mjekë dhe infermierë që kanë marrë vaksinën kineze preken nga Covid-19