Fermerët në Fier denoncojnë abuzimin me subvencionet në bujqësi. “Pushteti merr paratë për vete”

Luan Baçi: Zgjidhja kundër korrupsionit është vota për ndryshimin në 25 Prill

Kudo në Shqipëri, fermerët denoncojnë abuzimin e qeverisë me subvencionet. Edhe në Rreth Libofshë, ata i thanë kandidatit për deputet, Luan Baçi se qeveria i çon paratë për bujqësinë vetëm tek disa persona, duke lënë pa asnje mbështetje mijëra të tjerë në nevojë.

“Grantet po i merr dikush qe nuk ka lidhje fare me serat. Janë bërë sera në Darzezë, po a bëhen sera në tokë kripe?- thanë fermerët. Luan Baçi u shpreh se këto sera u përkasin drejtuesve të Bashkisë që kanë marrë paratë e fermerëve për biznesin e tyre të paligjshëm.

“Ata marrin grantet dhe cdo gje xhiron rreth atyre. Korrupsioni eshte ne majat me te larta, vjedhja eshte masive, ndryshoni miqte e mi ne 25 prill, ndryshoni me vote. Vote ne 25 prill, te ndryshojme menyrën e qeverisjes. Te ndryshojme kryeministrin se vetem keshtu do te shpetoni nga te gjitha keto siklete qe keni, nga vjedhja nga abuzimi nga maskarrelleku i ketyre qe jane ne qeveri sot”, tha Luan Baçi.

Artikulli paraprakBasha poston foton me të rinjtë: Qytetarët e Elbasanit e dinë tashmë: Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!
Artikulli tjetërBardhi në Gramsh: Do të thyejmë traditën e votimit me tifozllëk, llogaridhënia sjell zhvillim