Monstruoziteti i pushtetit të njëshit

Ilir ALLKJA
mjek

PSE NJË PJESË E SHQIPTARËVE ADHUROJNË NJËSHIN ?!

Një pjesë shqiptarësh duan të çimentojnë pushtetin e Edi Ramës, përse ?

Rreth 160 vite më parë Abraham Linkoln e përcaktoi demokracinë si “qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Qeverisje e popullit do të thotë që pushteti buron nga vota popullore, ndërsa tek nè, vota grabitet sistematikisht nga pushtetarët. E vërtetuar katërcipërisht kjo .

Populli jo vetëm që nuk është bartës i sovranitetit, nuk është ai që ushtron pushtetin ose jep mandatin për ushtrimin e këtij pushteti, por përkundrazi një pjesë e tij është dakort me këtë mënxyrë , madje kam dëgjuar plot njerëz të mirëarsimuar që se kanë problem që qeverisen nga kriminelë, që nuk janë të përfaqsuar.

Linkoln thotë se qeverisje për popullin do të thotë që pushteti ushtrohet për t’i shërbyer interesave të popullit, të mirës së përbashkët.

Në fakt në Shqipërinë tonë qeverisja i shërben vetëm të mirës së një pakice, e sidomos të kryeministrit i cili kontrollon tfrikshëm të gjitha pushtetet, gjykatat, mediat.

Shqiptarët si rrallë popuj në botë janë cfilitur, gjunjëzuar e përgjakur nga pushteti i njëshit , dhe përsëri një pjesë e konsiderueshme e tyre glorifikojnë Edi Ramën, madje megjithëse në drejtimin e tij vendi është shkatërruar, shpopulluar e varfëruar skajshëm.

Kjo pjesë arkaike, megjithëse e edukuar në pamje të parë, vertetojnë se jo vetëm nuk e njohin aspak mrekullinë e demokracisë, por madje janë kokë e këmbë në unison kundër mrekullisë së jetës; të lirisë .

Unë ftoj të gjithë miqtë që kanë jetuar nën diktaturë, pinjoll i së cilës është edhe Edi Rama, të flasin me të rinjtë, të diskutojnë me ta rreth monstruoziteteve të pushtetit të njëshit e të adhurojnë lirinë e demokracinë.

Përndryshe ky vend nuk do t’i hyjë në punë as dreqit në të ardhmen.

Artikulli paraprakBiznesi sot nuk është i qetë, tatimet janë kthyer në makth, Duma: Amnisti 1 vit për faljen e të gjitha gjobave!
Artikulli tjetërKëlliçi denoncon prishjen e jashtëligjshme të banesës 3-katëshe në Unazën e Re: 6 kurora të familjes Billa mes katër rrugëve