Fshati prej 8 vitesh i braktisur nga qeveria, Gazment Bardhi nga Elbasani: Pas 25 Prillit do ta ndryshojmë!

Banorët e fshatrave të qarkut Elbasan mbijetojnë falë punës së palodhur nga ku sigurojnë produktet e bujqësisë dhe blegtorisë. Socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur nga Edi Rama. Asnjë premtim i mbajtur, asnjë mbështetje, zero investime.

Kjo ka sjellë braktisjen masive të fshatrave nga të rinjtë. Imagjinoni nëse ata do kishin një qeverisje që u bën rrugët, u siguron vaditjen dhe jep rimbursim për bujqësinë e blegtorinë. Pikërisht kjo qeverisje do vijë me 25 prill.

Ne do të kthejmë normalitetin në jetën e çdo banori të fshatrave tona, duke ndalur braktisjen masive nga të rinjtë. 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve.

Me Partinë Demokratike Elbasani fiton. Shqipëria fiton 🇦🇱✌️

Artikulli paraprak“Dështim kolosal i Ramës”, Vokshi denoncon situatën e infektimeve në shkolla: Mësuesit të shqetësuar, nuk u bëhet tamponi
Artikulli tjetërPse qëndrimi antiperëndimor i kryeministrit është një vetëvrasje politike për të?