Bujar Leskaj: Himarjotët besojnë te programi i PD dhe jo propaganda e sektit të Rilindjes!

Hymni i Himarës
(Shkruar nga poeti luftëtar Nase Beni)

Kush është lule vilajeti
Që kanë bota sevdanë
Himara në breg të detit
Stisur mbi akroqeranë.
Rreth e rreth anës së detit
Shtatë fshatra që janë
I tregojnë gjoksin dovletit
Si zogjtë në tramundanë.
Si zorqeth janë mileti
Erxellinj e sedërtarë
Të penës e të dyfekut
Aman trima kapedanë!”

Himarjotët besojnë te programi i PD dhe jo propaganda e sektit të Rilindjes.

“Partia Demokratike në pushtet do vendosë Shtetin e së Drejtës dhe Shteti i së Drejtës fillon nga e Drejta e Pronës!

Në këto tetë vite himarjotëve u është nëpërkëmbur e drejta e pronës dhe ky sekt qeverisës ka tentuar gjithmonë që pronat t’ua grabisë”!

Këto mesazhe përcolla në takimin me banorët e Himarës, të cilët më mirëpritën dhe garantuan për mbështetjen e plotë për Partinë Demokratike, pasi u sqarova programin ekonomik.

– Himarjotët denoncuan që njerëz të lidhur me pushtetin në Tiranë dhe nën ombrellën e “investitorëve strategjikë” po u grabisin pronat, duke larguar edhe ata pak investitorë të vërtetë e seriozë.

– Rehabilitimi i plotë e i vërtetë i të Përndjekurve Politikë u ngrit me forcë nga miqtë e pranishëm, Aleko Bala dhe Bert Papingu.

I garantova përfaqësuesit e shoqatave himariote të pranishme në takim, se me ardhjen në pushtet të PD në 26 Prill, do të respektohet tërësisht Karta e Autonomisë së Pushtetit Vendor, si në të gjitha vendet e BE, në të cilën aspirojmë të hyjmë!

Sepse PD në pushtet do të garantojë për të gjithë shqiptarët TRANSPARENCË, LLOGARIDHËNIE dhe PËRGJEGJSHMËRI!

Në 25 prill Himara fiton, Vlora fiton- Shqipëria fiton!

2 4

3 2

Artikulli paraprakMafia shqiptare, e lidhur me nivelet më të larta të pushtetit, ka pushtuar Italinë, reagon Berisha
Artikulli tjetërRekord negativ për të gjithë periudhën e epidemisë, mjeku i njohur: Koha për përralla ka ikur!