Shkodra e rrethuar nga uji, shtëpi dhe biznese të përmbytura dhe rrugë të bllokuara

Situata në Shkodër vijon të jetë e rëndë si pasojë e përmbytjeve. Shtëpi dhe biznese të përmbytura, 1330 hektarë tokë e përmbytur dhe rrugë të bllokuara.

Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë Shkodër, situata më e rëndë paraqitet në në Oblikë, Muriqan dhe Obot.

Informacioni zyrtar i Bashkisë Shkodër

1 mijë e 330 hektarë sipërfaqe tokë janë tashmë nën ujë, kryesisht tokë bujqësore në Oblikë, Muriqan dhe Obot.

Tek ky i fundit, rruga është e kalueshme vetëm me mjete të larta ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është tashmë jashtë funksionit.

Bashkia njofton se, nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 25.01.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m. (Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur  1330 Ha.

Tokë e pakultivuar 398 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha.

Grurë 25 Ha

4.Dekorative                         10 Ha.

5.Pemtore                              7 Ha.

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

Tokë e pakultivuar 220 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha.

Grurë 15 Ha.

Pemtore 5 Ha.

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 170 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha.

Grurë 10 Ha.

Decorative 10.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.

Tokë e pakultivuar 5 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha.

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha.

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha.

Pemtore 2 Ha.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

Artikulli paraprakBanorët e zonës së Zall Herit në izolim të plotë nga bashkia, Tabaku: Pas 25 prillit do sjellim modelin e ndryshimit për të gjithë
Artikulli tjetërSulmohet makina e një biznesmeni në Shkodër, autorët i lënë mesazh të koduar