Video/ Ish-deputetja: Lezha nën ujë, e braktisur nga pushteti qëndror dhe vendor! Banorët apelojnë për ndihmë!

Nga Lindita METALIAJ

Mijera hektare toke jane nen pushtetin e ujit! Banoret apelojne per ndihme!

Askush nuk mban pergjegjesi per kete katastrofe nderkohe qe reshjet e shumta ishin paralajmeruar nga institucionet perkatese dhe po vazhdojne intensive edhe ne keto momente !

Kerkohet vemendje dhe masa te menjehershme sa nuk eshte vone ,pasi situata eshte emergjente dhe rreziku tejet i larte!

– Kanali i ujrave te larta te Kallmetit rrezikon te çahet ,kjo ndodh si rezultat i mospastrimit dhe mungeses se mirembajtjes se kanalit nga Kallmeti deri ne Lezhe.

– 2400 ha toke jane te permbytura nga Balldreni ne Torovice ,si rezultat i funksionimit te hidrovorit te Balldrenit jo me kapacitet te plote.

– 400 ha toke jane te permbytura nga Treshi ne Markatomaj ,kjo ndodh si rezultat i uljes se kapacitetit te thithjes te hidrovorit te Tales si rezultat i mungeses se energjise elektrike gjate nates dhe mungeses se investimeve.

– Mbi 150 ha toke jane te permbytura ne Gryke zeze pasi me rritjen e nivelit te ujit ne lumin Drin hidrovoret e Grykezezes dhe Gocajve dalin jashte funksionit.

– 150 ha toke jane te permbytura edhe ne zonen Gocaj – Kakarriq

– Mbi 600 ha toke te permbytura ne Blinisht dhe Dajç.

Pavaresisht reshjeve te shumta te paralajmeruara problematikat vijne nga :

1.Investimet e pakta thuajse zero ne infrastrukturen e kullimit dhe te mbrojtjes nga permbytja.

2.Edhe ato pak investime nuk akordohen ne kohen e duhur qe punimet te kryhen me cilesi e efektivitet.

3.Furnizimi me energji elektrike nuk eshte garant per punen normale te hidrovoreve. Linjat tejet te amortizuara e pa burime alternative,nga mungesa e investimeve ne sistemin energjetik.

4 .Prej 8 vitesh nuk financohet hidrovori i ri i Balldrenit megjithese eshte premtuar,madje eshte bere edhe projekti dhe preventivi perkates,por parate kane shkuar per konçensione korruptive e PPP per grupin e oligarkeve.

5 . Makinerite e pamjaftueshme e tejet te amortizuara per te zgjidhur situaten.

Ne keto kushte, kerkoj me urgjence te merren masa te menjehershme nga qeveria dhe pushteti vendor per zgjidhjen e situates sa nuk eshte vone.

Jeta e banoreve te Lezhes eshte ne rrezik!

Mijera hektare toke e dhjetra banesa nen pushtetin e ujit,si dhe rrezikohen te shemben disa te tjera nga rreshqitjet e tokes nga reshjet e shumta!

Eshte e pafalshme papergjegjshmeria totale e qeverise ndaj banoreve te Lezhes!

Merrni masa sa nuk eshte vone! Çdo minute mund te kushtoje shtrenjte!

Koha nuk pret !

Pamjet jane te pak minutave me pare! 👇

Artikulli paraprakPD: SPAK të hetojë kush fshihet pas kompanisë offshore me terminalin e kontenierëve në Portin e Durrësit
Artikulli tjetërTragjike, humb jetën nga Covid-19 një 21 vjeçar