Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të drejtojë Qarkun e Elbasanit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të drejtojë Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Bardhi do të përballet në këtë qark me numrin 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Më herët janë zbuluar emrat e drejtuesve politikë si Bujar Leskaj në Vlorë, Helidon Bushati në Shkodër, Enkelejd Alibeaj në Fier, dhe së fundmi Edi Paloka në Durrës.

Mbeten 7 qarqe të pakonfirmuara me emrat e të deleguarve politikë të PD-së: Tiranë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër, Lezhë dhe Kukës.

Artikulli paraprakBardhi: Dështimi i Edi Ramës në 8 vite dhe humbja e pushtetit është arsyeja e nervozizmit të Elisa Spiropalit!
Artikulli tjetërMësuesit i shkruajnë Berishës: Akoma nuk na kanë dhënë rrogat e dhjetorit. Ky është shtet i falimentuar!