Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të drejtojë Qarkun e Elbasanit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të drejtojë Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Bardhi do të përballet në këtë qark me numrin 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Më herët janë zbuluar emrat e drejtuesve politikë si Bujar Leskaj në Vlorë, Helidon Bushati në Shkodër, Enkelejd Alibeaj në Fier, dhe së fundmi Edi Paloka në Durrës.

Mbeten 7 qarqe të pakonfirmuara me emrat e të deleguarve politikë të PD-së: Tiranë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër, Lezhë dhe Kukës.

Exit mobile version