Basha uron besimtarët për Krishtlindje: Pas errësirës vjen drita!

URIMI I KRYETARIT BASHA PËR KRISHTËLINDJE

Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara!

Kjo Krishtindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë.

Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!

Artikulli paraprakPse sot u rrit kurba e pandemisë? 8 të vdekur dhe 510 raste të reja me Covid-19
Artikulli tjetërShkencëtarët japin lajmin e mirë për ata që kanë kaluar rëndë Covid-19 në mushkri