Shqiptarët të pambrojtur nga variantet e reja të Covid-19!

Nga Bardh SPAHIA

Rritja e orarit kufizues është vetëm një nga elementët e kontrollit ndaj Covid-19, pjesë e detyrimit dhe sakrificës qytetare për të shmangur infektimin.

Por cka bie në sy si zakonisht është mungesa e masave parandaluese, mbrojtëse për kontrollin e prekjes së vendit tonë nga varianti i ri i koronavirusit.

Të gjitha vendet europiane dhe jo vetëm, përfshi edhe fqinjët tanë kane marre masa te forta, si dhe kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare. Në këtë situatë Shqipëria gjendet krejtësisht e papërgatitur dhe pa asnjë plan. Akoma sot autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap edhe pse nga vendet e prekura ku ende udhëtohet po mbërrijnë emigrantët shqiptarë që do kalojnë festat pranë familjeve.

Kufizimi i orarit të lëvizjes është një sakrificë e madhe për qytetarët e bizneset shqiptare e cila do shkojë kot nëse nuk integrohet me masat e shumta që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse qeveritare! Duhen marrë masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse, pikësëpari duke hartuar një strategji dhe plan veprimi serioz për të evituar infektimin me format e reja të Covid-19. Dështimi i qeverisë dhe autoriteteve shtetërore në këtë drejtim kushton jetë!

Artikulli paraprakBasha takon nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të Preshevës dhe Medvegjës
Artikulli tjetërGazetari spanjoll: Shtimi i drogës lidhet me zgjedhjet e prillit