Ish-ambasadori: “Vrasja e të riut dhe futja e armës në shtëpinë e tij nga policia e Ramës është zakon antishqiptar”!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme për Klodian Rashën nga shoqëria civile.

Berisha shkruan se vrasja e të riut 25-vjeçar nga ana e policisë së Ramës dhe Lleshajt dhe më pas futja e armës në shtëpinë e viktimë është një zakon Serb Anti-Shqiptar i përdorur nga Millosheviçi dhe Aleksandër Vuçiçi.

Diplomati Berisha thotë se historia u përsëri pas 30 vjetorit të Ditës së Rinisë ku u rrëzua diktatura komuniste dhe shton se duhet forcë pasi puna ende nuk ka përfunduar.

Postimi i plotë i ish-ambasadorit Mal Berisha

Çdo durim ka një fund! Vrasja Natën, si kjo që policia e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt i bëri  Klodian Rashës dhe më pas Futja e Armëve në Shtëpinë e të Vrarit është një zakon Serb Anti – Shqiptar  i Nikolla Pashiqit – Çebruloviçit – Rankoviçit – Miloshevicit dhe  Aleksandër Vuçicit.

Sa mirë ua kanë mësuar dhe zbatuar zakonet Anti – Shqiptare pasardhësit e e Enverit, Vukmanoviç Tempos, Miladin Popovicit dhe Mikut të Ngushtë Aleksandër Vuçiç!

Historia përsërtitet sot në 30 vjetorin e  Rinisë Demokratike që rrëzoi Diktaturën! Forca Djema! Puna ende nuk ka përfunduar!

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Presidentit pas protestës: Të gjithë bashkë kundër çdo lloj tendence autokratike
Artikulli tjetërPlas skandali në SHBA, djali i Biden nën hetim federal, ja për çfarë akuzohet