“Jam në koridor, po jap shpirt! Nuk e di pse nuk po marr asnjë shërbim”, fjalët e fundit të pacientit që u hodh nga spitali

U hodh mesditën e djeshme nga Spitali Infektiv ku ishte shtruar për shkak të infektimit me Covid-19, ndërsa mëngjesin e sotëm humbi jetën.

Reshat Grembi, 69-vjeçari nga Fieri nuk mundi të mbijetonte, por çfarë thonë familjarët e e tij?

Në një prononcim për mediat, vëllai iviktimës rrëfen se, nga komunikimi që ka pasur me të bijën, 69-vjeçari i ka shprehur se ndodhej në korridor dhe nuk po merrte shërbim.

“Ndihej mirë me ekonominë. Nuk iu bë tamponi asnjëherë. Vetëm atje nuk e di çfarë u bë. Në Infektiv bëri 24 orë. E morën në 8.30. I bie që nga ora 8.30 deri në 15:00 nuk ka marrë asnjë shërbim.

Jam këtu i ka thënë të bijës, po jap shpirt nuk e di pse nuk po marr asnjë shërbim. Nuk i kanë dhënë shërbim, ka qenë në korridor te Infektivi brenda. Kjo na çudit”.

Më pas ai rrëfen edhe komunikimin e fundit të viktimës me djalin në Gjermani.

“Nuk patëm më komunikim. Vetëm djali nga Gjermania ka bërë një telefonatë. Ndihem keq i ka thënë djalit. Po më del shpirti çfarë po bëhet”.

Artikulli paraprakNjë bombul oksigjen për Komitetin Teknik!
Artikulli tjetërCovid-19 bën kërdinë në shkolla, 11 nxënës dhe 23 mësues të prekur në Durrës