“Nga ambulanca e lanë në korridorin e Infektivit”, rrëfimi i bashkëshortes të të prekurit me Covid

Shtretër të plotësuar, qytetarë që presin rradhën në autoambulanca apo nëpër korridoret e pavioneve.

Kjo është situata në spitalet Covid në vend pas shtimit të rasteve të infektimeve dhe rritjes së pacientëve të hospitalizuar.

Kaotike situata edhe familjarët jashtë spitaleve,t ë cilët kërkojnë informacion mbi gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre.

Sipas gazetares Anxhela Celibashi, numri i pacientëve që presin në autoambulanca është i konsiderueshëm.

Një dëshmi të situatës te Infektivi e sjell familjarja e një pacienti për mikrofonin e Ora News.

Zonja nga Durrësi ka patur mundësi të komunikojë me bashkëshortin e saj, të shtruar ditën e djeshme në Infektiv.

“Në 7 e gjysëm është nis nga Durrësi. Në orën 8, 9 ka ardhur këtu. E kanë futur në karrocën e ambulancës dhe e kanë lënë në korridor. Jam korridor, në karrocë, më tha mua.

E mora në 10 e pak, më tha mos merr më se nuk kam karikim, jam në korridor. Më pas, nga ora 2-3 e kanë futur në krevat por nuk kam asnjeri. Nuk shoh njeri këtu, më tha. Në orën 10 e gjysmë të darkës më mori doktoreshë Migena në telefon dhe më ths ‘është në gjendje të dobët”, rrëfen bashkëshiortja.

Artikulli paraprakShtimi i infektimeve me Covid-19/ Alarmi i ekspertit: Për pak ditë sistemi shëndetësor futet në kolaps! A kemi shtet?!
Artikulli tjetërSkandal tek Infektivi! Viktimave u ndërrojnë emrat tek skeda e vdekjes nga Covid-19…