RFE: Mos shpallja e rezultatit të zgjedhjeve natën e parë, do të ishte e papreçedente

Votuesit amerikanë kanë filluar të dalin në vendvotime, në zgjedhjet më të rëndësishme në dekada.

Presidenti aktual, Donald Trump, republikani që solli modelin e tij të konservatorizmit në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet më parë, synon një tjetër mandat kundër ish-nënpresidentit, Joe Biden, një demokrat dhe politikan i karrierës, i cili është zotuar se do të “mposhtë pandeminë” dhe “do ta bashkojë vendin”.

Këto zgjedhje presidenciale po zhvillohen derisa pandemia vdekjeprurëse e koronavirusit ka prekur secilën pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Këtë vit, pandemia ka nxitur shkallë të paparë të votimeve të hershme, qofshin përmes postës, apo në ndonjë mënyrë tjetër, si dhe ka rritur pritshmëritë që ditë apo javë mund të kalojnë, para se të dihen rezultatet.

Meqë tek amerikanët tashmë është bërë zakon publikimi i rezultateve në natën e zgjedhjeve, një shtyrje eventuale do të ishte e paprecedent.

Kontrolli i Senatit po ashtu është në garë, ashtu sikurse ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një mori ndryshimesh tjera ligjore do të hidhen në votim.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden ka kohë që kanë nisur garën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Ish-nënpresidenti amerikan është konkurrues në disa shtete që konsiderohen kyçe, dhe të cilat i ka fituar Trump më 2016, përfshirë Xhorxhian dhe Arizonan.

Trump, në anën tjetër, mund të fitojë duke ruajtur territorin në të cilin ka fituar më 2016, ndonëse shpresat e tij për rizgjedhje varen nga fitoret në shtetet si Florida dhe Pensilvania.

Artikulli paraprakAmerika voton/ 3 skenarët e zgjedhjeve presidenciale
Artikulli tjetërMjekët: Kosto e paketës anti-COVID, 1200 euro, qeveria kompenson vetëm ilaçin që kushton 240 lekë