Basha takon ministrin e jashtëm grek: Çështjet e mbetura pezull të zgjidhen me frymën e mirëkuptimit. Domosdoshmëri anullimi i ligjit të luftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Basha dhe Dendias kanë konkluduar gjatë bisedës se, çështjet e mbetura pezull midis dy vendeve të zgjidhen me frymën e mirëkuptimit. Domosdoshmëri anulimi i ligjit të Luftës.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakVideo/ Shifrat që rrëzojnë filmat 3D të Ramës, Bardhi: Në fund, mafiozët hanë kokat e njëri-tjetrit dhe përfundojnë në burg!
Artikulli tjetërAlibeaj publikon videon me faktet që lidhin Ahmetajn me bosët e plehrave: S’ke ç’i bën, shoqnia e keqe të…