Vendi jashtë kontrollit të policisë, vritet biznesmeni dhe plagoset e motra në Himarë

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Himarë këtë të Shtunë. Mësohet se është vrarë me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro. Krimi ka ndodhur rreth orës 09:00, teksa Goro ishte bashkë me motrën, kur u qëllua me armë zjarri.

Në atentat, e plagosur mbeti e motra e biznesmenit, e cila u qullua në këmbë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për mjekim të specializuar.

Sipas një ridnërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, ora shënonte rreth 8:55 kur Goro, kushëri me kryebashkiakun e Himarës, u qëllua me armë zjarri.

“Në vendin e quajtur rreth-rrotullimi që të çon në lagjen Spille, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikollak Goro, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja Eftiqi Qesko, 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Dyshohet se Goro ishte jashtë marketit të së motrës kur autori, pasi doli nga makina, një “Volsëagen Monovolum”, e qëlloi disa herë më armë zjarri. Biznesmeni, pronar i një lokali dhe një hoteli në Himarë si dhe investitior në fushën e ndërtimit, u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Autori u vu në pranga rreth 1 orë pas krimit. Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në zonën e quajtur “Livadhet”.

Policia njoftoi se ka sekuestruar dy armë zjarri, një kallashnikov e një pistoletë dhe automjetin me të cilin u largua autori pas ekzekutimit.

Leka ka pranuar krimin dhe ka thënë gjatë arrestimit se Goro i kishte marrë tokën si dhe i kishte para borxh.

“I kam dhënë tokën, më kishte lekë borxh. Më ka marr tokën. Goro po ndërton në tokën time. Më gënjeu”, mësohet të jetë shprehur ai.

Artikulli paraprakLajm i mirë, SHBA do të nisë shpërndarjen e vaksinës anti-COVID në nëntor, u provua tek 40 mijë pacientë
Artikulli tjetërAfera e inceneritorit të Tiranës, si skandali i DH Albania, Shehaj pyet Ramën: Kujt do t’i shkojnë 128 milionë euro nga taksat tona