Urdhri i Ramës, flet epidemiologu: Maska është një masë plotësuese, e fundit fare përpara se të humbim betejën

Duke filluar nga dita e enjte me urdhër të kryeministrit të vendit, Edi Rama të gjithë qytetarët pasi të dalin nga shtëpia e tyre duhet të jenë të pajisur me maskë.

Nëse ky rregull nuk respektohet atëherë ata do të detyrohen të përballen me masat ndëshkuese të cilat janë gjobat që do të vendosen nga organet përkatëse.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se maska është një masë plotësuese dhe është gjëja e fundit e cila mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Maska është një masë plotësuese, e fundit fare. Nëse humbim  distancën, jemi në një ambient ku ka grumbullim dhe nuk kemi asnjë mundësi si të mbrohemi në asnjë lloj mënyre, atëhere maska është ushtari i fundit përpara se të humbim betejën.

Është një mbrojtje minimale, është si rripi  sigurimit në avion. Nëqoftëse avioni ka një difekt madhor rripi nuk të shpëton, aman nëqoftëse ka turbulenca të vogla ai rrip të shpëton”, tha ai.

Gjithashtu epidemiologu shtoi se maska efikasitetin e saj më të lartë e ka kur mbahet nga personat të cilët janë të sëmurë për të mos infektuar dhe të tjerët.

“Maska efikasitetin më të lartë e ka kur mbahet nga personat që janë vetë të sëmurë për të mos ja përçuar të tjerve. Jo çdo maskë është njësoj, kemi maskat farmaceutike që kanë çertefikim, standarte dhe pastaj kemi copa tekstili të cilat ndoshta kanë efikasitet pasi nuk kemi ndonjë çertefikim“, u shpreh epidemiologu.

auto 640 0 5f8446780fbc41602505328

Artikulli paraprakInfektohen me Covid-19 drejtoresha, edukatorja dhe sanitarja, mbyllet Kopshti në Tiranë
Artikulli tjetërCovid-19 i merr jetën arkitektit 28-vjeçar