Basha: Të rishihet Garancia Sovrane! Shumica e parave janë çuar në dy drejtime, për fasada dhe për koncesione

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë të ditur sot edhe një propozim tjetër të Partisë Demokratike lidhur me Garancinë Sovrane, mjetin që qeveria vuri në dispozicion të bizneseve për të përballuar krizën e pandemisë. Mirëpo Basha tha se prej asaj garancie kanë përfituar “të përhershmit, oligarkët”, sipërmarrjet që kanë lidhje me qeverinë.

Ndërsa vizitoi një biznes mobilierie në Fushë Krujë, Basha tha sot: “Ne kemi kërkuar që të rishihet skema e garancisë sovrane. Garancia sovrane, që vendet e tjera i vunë në dispozicion sipërmarrjeve, ka shërbyer edhe për fondin e pagave, edhe për investime, edhe për shpenzime operative, por me një interes të përballueshëm. Jo me interesa në stratosferë.

E dyta, me kritere që të përfitojnë të gjithë. Ajo sipërmarrjeje që ka nevojë ta marrë, të ketë mundësi ta marrë pavarësisht lidhjeve dhe njohjeje me qeverinë.

Ndërkohë, sipas analizës sonë, nga e ashtuquajtura Garanci Sovrane gjatë kohës së karantinës kanë përfituar një grusht njerëzisht, ata të përhershmit që populli i quan oligarkë. Ata nuk janë ekonomia,madje me sjelljen e tyre ata shkatërrojnë ekonominë sepse shkatërrojnë konkurrencën, garën e ndershme dhe vendet e punës”.

Nga fjala e kryetarit Basha  

Shumica e parave janë çuar në dy drejtime: për fasada dhe për koncesione.

Unë  jap fjalën që pas 25 prillit kjo do të ndryshojë. Prioriteti numër një për mua dhe Partinë Demokratike është mbështetja e sipërmarrjes, sepse po nuk mbështetëm sipërmarrjen, nuk ka punësim. Pa punësim, nuk ka konsum… Këto janë tre gjërat që lidhen njera tjetrën dhe pa këto nuk ka ekonomi.

Ndaj, edhe mbështetja e eksportit, me financime, jo thjesht për të shkuar në panair, me punë të kualifukuara, janë pjesë e planit tonë për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Natyrisht, aty ka probleme strukturore, sepse ti, nuk mund të konkurosh me një prodhim, fjala bie, të Maqedonisë apo Malit të Zi, në se në koston tënde të prodhimi, edhe energjinë e ke pothuajse dyfishin, edhe naftën e ke pothuajse dyfishin…

E fundit, të vijmë tek taksat. Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi me taksat më të larta në rajon dhe ndaj kemi propozuar taksën 9% për sipërmarrjen e madhe mbi 140 milionë lekë në vit dhe me këto masa, besojmë se sipërmarrja shqiptare do të marrë frymë lirisht.

Synimi ynë është që ju të merrni frymë lirisht, të ndjeni një ambient miqësor dhe dorën e qeverisë ta keni në shpatulla. Qeverinë ta keni në krah, jo ta keni kundër.

Megjithatë shqetësimi kryesor është shqetësimi i këtyre 6 muajve deri më 25 prill, por deri në atë moment ka një problem shumë të madh sepse shumica dërrmuese e ndërmarrjeve shqiptare mezi po  e mbajnë kokën mbi ujë dhe sipas institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, 61% e sipërmarrjes shqiptare dilte fit e fit, pa fitim. Tani është koha për të ndërhyrë shteti, për t’i ndihmuar ato. Dhe ne prandaj kemi propozuar këtë plan me pesë pika.

Porsa i përket ndërmarrjeve prodhuese, ne kemi kërkuar që të rishihet skema e garancisë sovrane. Garancia sovrane, që vendet e tjera i vunë në dispozicion sipërmarrjeve, ka shërbyer edhe për fondin e pagave, edhe për investime, edhe për shpenzime operative, por me një interes të përballueshëm. Jo me interesa në stratosferë.

E dyta,  me kritere që të përfitojnë të gjithë. Ajo sipërmarrjeje që ka nevojë ta marrë, të ketë mundësi ta marrë pavarësisht lidhjeve dhe njohjeje me qeverinë.

Ndërkohë, sipas analizës sonë, nga e ashtuquajtura Garanci Sovrane gjatë kohës së karantinës kanë përfituar një grusht njerëzisht, ata të përhershmit që populli i quan oligarkë.

Ata nuk janë ekonomia, madje me sjelljen e tyre ata shkatërrojnë ekonominë sepse shkatërrojnë konkurrencën, garën e ndershme dhe vendet e punës.

Artikulli paraprakShembet një tjetër ndërtesë historike në Tiranë për të ndërtuar pallat
Artikulli tjetërZbardhen emrat e kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Korçës, nesër votohet