Foto/ Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë një mrekulli pak e njohur ndër ne

Nga Albert AVDULI

Para disa javësh udhëtova për në Fushë Studën.
Ftesën e bëri Z.Lulzim Kita, paçka se vetë është në Çikago.
U kujdesën për strehimin dhe lëvizjen time e të familjes, z.Mehdi Kurti dhe z. Fatmir Brazhda.

Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë një mrekulli pak e njohur ndër ne.

Ing.Elton Brazhdo më shpjegon se ky park ka 34 mijë ha pyllnajë.

Fushë Studën ka një lartësi 1100m mbi nivelin e detit.

Vetë maja e Shebenikut është 2264 m e lartë.

Pika më e ulët e parkut është 300m.

Distanca nga Librazhdi deri në Fushë Studë është 23 km, në një rrugë që gjarpëron midis peisazhesh shplodhëse, por jo e gjitha e asfaltuat.

Lumi Qarrishtë, një lum lokal bashkohet me Shkumbinin dhe tretet brenda tij.

Lumi Borova derdhet në Drinin e Zi, ndërsa Bushtrica i bashkangjitet Shkumbinit gjithashtu.

Lugina e Kusarit është një pikë që vizitohet për bukurinë, por me ndroje se ndoshta ndonjë kusar ende vërtitet asaj bukurie.

Pastaj kujtohem se kusarët nuk janë romantik dhe ndihem lirshëm në atë drejtim.

Ing Eltoni më shpjegon se fauna e parkut përbëhet nga ariu, kaproll, dhi e egër, rrëqebull, lepur, sorkadhe, derr i egër, macja e egër, ujk, Vidra, Shqiponja, qukapik, krahë thati, gjel i egër.

Brenda parkut ndodhen14 liqene akullnajor.

Flora zotërohet nga bredhi, pisha e zezë, ah, lis, shkoza, bushi, dëllinja, çaji malit, zambaku, aguliçe, salep etj.

Falënderime Lulzim Kita, Mehdi Kurti, Fatmir Brazhda dhe Hajdar Balla.

Mos harroni…
Është shumë pranë!
Tiranë – Fushë Studën vetëm 93 km.

1 34

3 21

5 8

4 14

8 2

9

119832972 32

Artikulli paraprakE prekura me Covid-19 humb jetën në spitalin infektiv 
Artikulli tjetërDebat Bakojanis-Rama: Marrëveshja e detit u prish nga Turqia