Ambasadorja e SHBA: Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre! Çdo qytetarë ka të drejtë të…

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, Kim shprehet se, demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre dhe respektojnë sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën.

Mesazhi

Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi.

Artikulli paraprakEdhe ministrja e re e Arsimit me plagjiaturë, studiuesi i nxjerr ”bojën” Ramës
Artikulli tjetërNishani i përgjigjet Shahinit: Anëtarja e qeverisë që nxori në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë historike