Gjethja e dafinës, bima që bën mrekulli për shëndetin

Gjethja e dafinës është bimë çudibërëse dhe është dëm të përdoret vetëm si shtesë e gjellëve. Ajo ngadalëson plakjen, qetëson, ndihmon në luftën kundër baktereve dhe i shëron rrugët e frymëmarrjes. Ekspertët thonë që dafina është bimë shumë e fuqishme, e cila rinon, përmirëson humorin, pastron trupin, zgjidh problemin respirator etj.

Ndihmon te nervozizmi dhe lodhja
Kombinimi i kimikaleve në fletën e dafinës vepron në mënyrë qetësuese në trup dhe në mendje.

Ndizni disa fletë të vogla në hapësirën në të cilën qëndroni dhe thitheni atë tym. Megjithatë, mos e bëni këtë para se të flini gjumë, sepse aroma e dafinës së djegur mund t’jua humbë gjumin.

Pastron mukozën nga mushkëritë
Fleta e dafinës është stimulant i rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të mukozës nga mushkëritë.

Mënyra më e mirë është që t’i qitni fletët e njoma apo të thata në ujë të nxehtë dhe ta thithni avullin. Ndihmon edhe lyerja me vaj e gjoksit. Kjo shëron alergjinë dhe astmën.

Ndihmon personat me diabet
Hulumtimi ka treguar se konsumimi i tre gramëve dafinë në ditë zvogëlon nivelin e glukozës te njerëzit të cilët kanë diabetin e tipit 2.

Është e mirë për metabolizëm
Qitni sa më shumë në ushqim ose bëni masazh barkut me vaj dafine pas racionit. Kjo do t’i krijojë tajitje të shpejtë dhe përpunim të ushqimit në lukth.

Puna e rregullt e zemrës
Bashkimi organik i gjetur në dafinë forcon muret e kapilarëve në zemër dhe ndihmon në eliminimin e kolesterinës së keqe nga trupi.

Shëron inflamacionin e nyjave
Nëse keni probleme me nyjat, me vaj dafine bëni masazh zonës së nyjave dhe shtoni sasinë e fletëve të dafinës të cilën e shtoni në ushqim.

Është efikase edhe te infeksionet urinare
Përzieni pluhurin e dafinës me qumësht dhe pini këtë pije kur t’ju shfaqen këto probleme. Fjala është për recetën e vjetër për eliminimin e infeksioneve urinare.

Artikulli paraprakJa çfarë ndodh me kockat tona kur lexojmë celularin shtrirë
Artikulli tjetërShqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës vetëm për vrasje e krime renditet në vendet e para